Musliu-Shoshi: Ky pushtet ia mohoi dinjitetin FSK-së, e sot tenton ta përdor për teatër politik – FSK-ja nuk është e Albin Kurtit

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se ky pushtet i ka ndaluar ushqimin FSK-së, ia ka mohuar dinjitetin dhe sot ka tentuar ta përdor për teatër poltik.
Ajo ka thënë se në vend që ta mbështes FSK-në, si një shtyllë profesionale dhe apolitike të Kosovës, por Albin Kurti po e përdor atë për qëllime të pastra propagandistike, madje në momente tragjike.

“FSK-ja nuk është e Albin Kurtit. Ajo është forcë e qytetarëve të Kosovës, e ndërtuar me përkushtim, me standarde të NATO-s dhe me respekt për shtetin dhe qytetarin. FSK-ja u ndërtua si simbol i sigurisë, jo si dekor për shfaqjet boshe të pushtetit! Kur institucionet përdhosen nga dora e qeverisë për interesa personale e politike, shteti vdes pak nga pak. Mjaft më me turpërimin e institucioneve! Ngushëllime të thella familjes së të ndjerit. Bashkëndjej me ju!”, ka shkruar Musliu-Shoshi. /Lajmi.net/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu