MPB: Alarmet për bombat në shkolla janë të rrejshme

Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut, informoi se pas raportimeve të shumta të marra për mjete shpërthyese të cilat dyshoheshin se janë vendosur në disa shkolla fillore dhe të mesme pothuajse në të gjithë territorin e vendit, shërbimet kompetente të ministrisë janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete të planifikimit gjithëpërfshirës në përputhje me procedurat e brendshme për përballimin e kërcënimeve terroriste.

Paralelisht me këtë, vlerësimi i nivelit të kërcënimit po bëhet në koordinim të ndërsjellë të shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, përmes një shtabi operativ të krijuar në kuadër të Ministrisë.

Sipas aktiviteteve të deritanishme, nga kontrollet rezulton se bëhet fjalë për kallëzime të rreme.

Në të njëjtën kohë, MPB bën thirrje dhe apel për qetësi në opinion dhe shmangie nga përhapja e dezinformatave për ngjarje të tilla, të cilat dje janë regjistruar edhe në vende të tjera të rajonit./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiq: Nuk arritët vitin e kaluar të më rrëzonit nga pushteti, unë nuk jam Sllobodan Millosheviç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një video postim në Instagram dërgoi një mesazh duke theksuar se, siç thotë ai, “Liria është gjëja më...

Këshilli i Prokurorëve Publikë do të hap procedurë pas deklaratave “mediokre” të Mickoskit ndaj Ristoskës

Këshilli i Prokurorëve Publikë hap një procedurë pas raportimit të prokurores Lençe Ristoska për kryeministrin Hristijan Mickoski, pasi ai e quajti publikisht atë “mediokre”...

QMK: Tetova përballet me rrëshqitje dheu, në Kërçovë janë evakuuar 120 persona

Për shkak të përmbytjeve që kanë goditur pjesë të vendit si pasojë e reshjeve të shiut, në Koçan dhe Ohër po ndërhyhet me mekanizëm...

Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti në të gjithë vendin

BOTË Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti në të gjithë vendin 09/01/2026 Irani u përfshi të enjten në mbrëmje nga një ndërprerje...

Vërshimet në veri: Mbyllet një urë shkaku i dëmtimeve – evakuohen katër familje që iu përmbytën shtëpitë

Policia e Kosovës ka dalë me përditësim lidhur me situatën në veri të vendit, pas vërshimeve që u shkaktuan si pasojë e reshjeve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu