Morën 20.000 euro ryshfet, të akuzuarit në rastin “Geriatria” deklaruan se nuk ndihen fajtor

Dy të pandehurit për ryshfet prej 20.000 eurosh, Muhsin Arifi dhe Blerim Amiti, deklaruan sot se nuk ndihen fajtorë për veprat penale që u ngarkohen.

Sipas aktakuzës, Arifi kërkoi përfitim material prej 20,000 eurosh për të mundësuar shtrimin në spital të një pacienti në gjendje të rëndë shëndetësore. Amiti, i cili më parë e njihte dëshmitarin, ofroi të ndërmjetësonte dhe mori shumën e parave, gjatë së cilës u kap në vend nga policia.

Prokurorja Iskra Haxhi Vasileva theksoi në fjalën e saj hyrëse para gjykatës se rasti është një shembull i korrupsionit të rrënjosur thellë në shoqëri.

“Përmasat dhe intensiteti i korrupsionit janë aq të thella sa na kujtojnë se ato ndikojnë në çdo sferë të jetës sonë”, tha ajo.
Sipas saj, kjo është një kërkesë e drejtpërdrejtë dhe e papërpunuar për ryshfet nga drejtori – një shumë që ishte objekt negociatash, dhe në fund u pranua si minimale për të kryer një veprim zyrtar që përndryshe duhej të kryhej pa kompensim. (TetovaSot)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mbi 300 mjekë shqiptarë vitet e fundit braktisën Maqedoninë e Veriut

Mjekët e rinj që diplomojnë në fakultetet e mjekësisë përgatiten të largohen nga Maqedonia e Veriut, ndërsa janë në studime. Më shumë se 300...

Shekerinska: Bosnja dhe NATO po hedhin një hap më tej

Sarajevë, 24 tetor – Zëvendëskryetarja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Radmila Shekerinska, është deklaruar pas nënshkrimit në Bruksel të Programit të Parë të...

Macron: Sanksionet amerikane ndaj Rusisë, një pikë kthese

Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur nga Parisi nëpërmjet një videokonference, teksa filloi samiti i koalicionit të udhëheqësve perëndimor, të cilët janë aktualisht brenda...

Rubio: SHBA po shqyrton vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyra për dislokimin e forcave ndërkombëtare në Gaza, ndoshta nën një mandat të Kombeve të Bashkuara, tha sot Sekretari...

BDI: Hajde, menjëherë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Konkluza kryesore nga mbledhja e sotme e Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim ishte e qartë dhe unanime: Të shkohet menjëherë në zgjedhje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu