Mjaft me zjarrvënësit – turpi i shoqërisë! Kush djeg tokën e vet, djeg edhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Në këto ditë të nxehta, kur toka rënkon nga etja dhe ajri ndizet nga vapa, disa mendje bosh e duar të liga guxojnë të ndezin zjarr. Jo për ngrohtësi, jo për nevojë – por për marrëzi, për injorancë dhe për dëshirë shkatërrimi. Këta njerëz nuk janë qytetarë, janë parazitë që digjin pyjet tona, kafshët, tokën dhe shpresën.

Ndërsa ata fshihen pas pluhurit e tymit, qindra burra e gra të guximshëm – zjarrfikës, policë, ushtarë e vullnetarë – luftojnë me ditë të tëra për të shpëtuar çfarë mbetet. Ata rrezikojnë jetën, thithin tymin, përballen me flakët vetëm sepse dikush vendosi të luajë me fatkeqësinë e të gjithëve.

Ky nuk është vetëm krim kundër natyrës. Është krim kundër njerëzimit. Çdo pemë e djegur kërkon dekada për t’u rritur. Çdo jetë kafshe e shuar nuk kthehet kurrë. Çdo familje e detyruar të ikë nga flakët mban plagë që nuk shërohen lehtë.

Dënimi për zjarrvënësit duhet të jetë i pamëshirshëm. Nuk ka justifikim, nuk ka falje. Sepse kush djeg tokën e vet, djeg edhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu