Mitsotakis: Nëse Qeveria e re në Shkup konteston Marrëveshjen e Prespës, rruga europiane do të jetë e mbyllur

“Dua të dërgoj edhe një mesazh këtu, disa kilometra nga kufiri ynë, në Shkup dhe në qeverinë e re: në rast se ata përpiqen të kundërshtojnë thelbin e marrëveshjes në lidhje me emrin e shtetit dhe ta quajnë atë siç duan ta quajnë, atëherë do të duhet të dinë se rruga e tyre evropiane do të mbetet e mbyllur”, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë fjalimit të sotëm në Lerin, njofton AIM. Mitsotakis tregoi se “këtë nuk po e thotë me gëzim”, sepse siç tha ai, Greqia kërkon të ketë marrëdhënie të mira.

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk duan as tensione, as nacionalizëm. Uroj dhe shpresoj që ata të vijnë në vete dhe të kthehen në rrugën e duhur”, tha Mitsotakis. Greqia është në periudhën parazgjedhore në prag të zgjedhjeve europiane të 9 qershorit dhe Mitsotakis ka zhvilluar sot pasdite një tubim parazgjedhor në Lerin në kuadër të vizitës së sotme në pjesën veriperëndimore të vendit. E këtë herë, ndër të tjera, në fjalën e tij drejtuar qytetarëve, ai iu referua marrëdhënieve me RMV-në dhe Marrëveshjes së Prespës. Ai përkujtoi se Demokracia e Re ishte kundër Marrëveshjes së Prespës, por siç theksoi, atëherë me sinqeritet absolut tha se ajo nuk mund të ndryshohet, griset apo ndryshohet me një ligj dhe nen, sepse është marrëveshje ndërkombëtare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu