Mitsotakis: Kryeministri i ri i RMV-së qartë të deklarojë se e respekton Marrëveshjen e Prespës

Mesazhin për kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, që kur të bëhet zyrtarisht kryeministër të bëjë deklaratë të qartë se respekton Marrëveshjen e Prespës, ia ka dërguar edhe një herë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe ka treguar se në të kundërtën, e vetmja gjë që mund të arrijë është “përvojë e parë e pakëndshme” në samitin e NATO-s në fillim të korrikut.

Mitsotakis mbrëmë ka folur për Ballkanit, marrëdhëniet me RMV-në, Marrëveshjes së Prespës, por edhe perspektivës së BE-së.

“Sa i përket Shkupit, Maqedonisë së Veriut, mesazhi im për kandidatin për kryeministër është shumë i qartë. Periudha parazgjedhore ka përfunduar. Marrëveshja e Prespës, e cila për ne kishte shumë probleme, por arritja kryesore është një emër për të gjithë, erga omnes, duhet respektuar. Dhe të jep deklaratë kategorike, kur të marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit, se respekton Marrëveshjen e Prespës”, tha Mitsotakis.

Në lidhje me atë që do të ndodhte ndryshe, ai paralajmëroi “përvojë të parë të pakëndshme” në Samitin e NATO-s në gjysmën e parë të korrikut.

Ai theksoi se kanë një mënyrë për t’u shpjeguar edhe miqve të tyre, sepse, siç tha ai, ata e konsiderojnë “popullin e Maqedonisë së Veriut si popull miqësor” që në fund të fundit “nëse duan të afrohen me Evropën, rruga drejt Europës kalon përmes Greqisë dhe marrëdhënieve të mira me Greqinë”, duke shtuar se e njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu