Ministria e Ekonomisë në RMV nga nesër do të shpërndajë vauçer për kondicionerë

Ministria e Ekonomisë prej nesër do të ndajë vauçerë në vlerë prej 25 mijë denarë për amvisëritë që kanë të instaluar inverterë, bëri të ditur ministri Kreshnik Bekteshi.

“Janë paraparë mbi 4 milionë euro dhe janë paraparë mbi 7 mijë vauçer që do të ndahen nga Ministria e Ekonomisë për kategori të caktuara të cilët janë paraparë në thirrjen publike dhe në këtë mënyrë në mënyrë transparente do të mund të shpërndahen po të njëjtat”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Kushtet për marrjen e vauçerit janë që në 3 vitet e fundit të mos kenë përdorur mjete nga asnjë burim tjetër si kompensim për pajisjet ngrohëse, të mos ketë lidhje të ngrohjes qendrore urbane në ndërtesën e banimit ku do të instalohet pajisja e cila duhet të jetë blerë në vitin 2024.

closevolume_off
“Që nga nesër të aplikojnë në ministrinë e ekonomisë, dhe në afatin më të shkurtër të mundshëm Ministria e Ekonomisë do t’i ndajë po të njëjtët vauçer por edhe për kompanitë të cilët kanë interes që këtë shërbim ta bëjnë ndaj qytetarëve, do të ketë thirrje publike të veçantë”, pohoi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Vauçer prej 25 mijë denarë për pajisje kondicioner-inverter për nxitjen e efikasitetit energjetik do të ketë për komunat e rajonit të Pellagonisë dhe rajonit jugperëndimor, ndërsa nga 23 mijë denarë për amvisëritë në rajonin e Shkupit, në komunat e rajonit lindor, juglindor, verilindor dhe të Pollogut.

lajmet e fundit

Serbia është gati të finalizojë një marrëveshje prej 3 miliard!

Serbia është gati të finalizojë një marrëveshje prej 3 miliardë eurosh për të blerë një duzinë avionësh Dassault Rafale në muajt e ardhshëm. Nëse...

Një grua dogji Kuranin në Suedi

Në Malmo të Suedisë, Kuranit iu vu zjarri sërish. Një grua që mbante një kryq në dorë dogji librin e shenjtë të myslimanëve dhe...

Ahmeti: Unë dhe VLEN kemi marrëveshje që nuk bëhemi pjesë e asnjë qeverie joeuropiane!

Në një deklaratë të dhënë gjatë emisionit “Debat Plus” në Klan Maqedonia, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur...

Kovaçevski: Mbështetja për VMRO-DPMNE-në nënkupton kthim në të kaluarën

LSDM-ja pranoi ndëshkimin nga qytetarët në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe di të mësojë nga gabimet e veta dhe nuk do t’i...

Agon Zhinipotoku: Studenti i mjekësisë me notë 9,5 jeton me pridërit në shtëpi 30 metra katror

Studenti i mjekësisë me notën mesatare 9,5, jeton këtu me prindërit në 30 metra katror🥲 Sot, vizituam familje që na kanë shkruar dikush tjetër që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu