Ministri i ri i Drejtësisë viziton burgun e Idrizovës: Janë shkaktuar dëme të mëdha nga përleshja fizike

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov ka vizituar burgun e Idrizovës pas incidentit të djeshëm që ka ndodhur në infermierinë e mbyllur ku kanë mbetur të lënduar pjesëtarë të policisë së burgjeve dhe të burgosur.

Siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, në bisedë me drejtorin e burgut, Zoran Jovanovski, ministri u njoftua për ngjarjen si dhe për problemet me të cilat ballafaqohet institucioni, mbipopullimin, mungesën e kushteve adekuate hapësinore për akomodim, mungesën e stafit mjekësor dhe personave përgjegjës për risocializimin.

“Pas kontrollit në ambulancë u gjetën 37 shufra metalike, 21 doreza druri, 3 kabllo, 12 vida, 15 thika, 4 kaçavida, një shiringë plastike me 2 gjilbëra, gërshërë, copa xhami të thyer dhe 3 karikues celulari. Gjatë konfrontimit fizik janë shkaktuar dëme më të mëdha materiale”.

“Në periudhën e ardhshme është e nevojshme miratimi i masave specifike për përmirësimin e kushteve dhe kushteve në burgje”, thonë nga Ministrai e Drejtësisë. Ndryshe, MPB njoftoi se dje në burgun e Idrizovës ka pasur përleshje fizike, në të cilat dy persona kanë marrë lëndime trupore. Prej atje theksuan se po marrin masa për zbardhjen e këtij rasti./Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pse u bë Kërçova ‘Kičevo’?

Nëse në prapaskena nuk la mjet pa përdorur vetëm e vetëm që ta ndihmonte VMRO-DPMNE-në, VLEN-i nuk pati këllqe për të kremtuar bashkë me...

“Nusja” feston edhe me shqiponjë, në kërcovë do të kete bashkëjetesë me Jovanoskin!

Bashkëshortja e kryetarit të ri të Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, dërgon mesazh bashkëjetese me një foto simbolike Pas fitores së kandidatit të VMRO-DPMNE-së në Kërçovë, Aleksandar...

Shaqiri kundër opinionit publik: “Ata që kanë luftuar s’mund të quhen tradhtarë”

“Mos i quani tradhtarë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend” Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha reagoi ashpër ndaj akuzave kundër Fatmir Limanit, duke...

Komitët e VMRO-së, xhandarët e rinj të pushtetit!

Sot komitët e VMRO-së, veç pushtetit qëndror nga dita e djeshme përmes strukturës së re organizative me xhandarë të rinj, si të zgjedhur nga...

KËRPUDHË E ZBULUAR NË MURËT E ÇERNOBILIT KA PËSUAR MUTACION PËR TË KONSUMUAR RREZATIMIN BËRTHAMOR!

Kërpudha që ha rrezatimin. Ajo nuk i frikësohet rrezatimit. Ajo e ha. Thellë në rrënojat e braktisura të Çernobilit, shkencëtarët zbuluan një kërpudhë të zezë që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu