Shaqiri kundër opinionit publik: “Ata që kanë luftuar s’mund të quhen tradhtarë”

“Mos i quani tradhtarë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend” Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha reagoi ashpër ndaj akuzave kundër Fatmir Limanit, duke kujtuar kontributin e familjes së tij në LPK dhe UÇK. Ai theksoi se Limani ka vuajtur burgje dhe ka dhënë sakrifica të mëdha për kombin, duke kërkuar reflektim e respekt. Ne Fb shkruan : Komente të shumta, banale, të kota e të tepërta. Kërçovën e humbi njera apo tjetra, akuza banale e kurrsesi naive. Në atë moment kur Fatmir Dehari me këmbëngulje insiston postin ta mbajë përgjithmonë si pronë baballëku dhe kandidati i pavarur Shkodran Alili del kundërkandidat i Deharit, po ashtu dhe VLEN del me Fatmir Limanin, sipas banorëve votues shqiptarë e maqedonas, të cilët janë jo larg me numra votash, ka qenë e ditur se si liderët partiakë, po ashtu dhe votuesit me vetëdije e kanë humbur Kërçovën.” Shaqiri kritikon ashpër ata që e kanë quajtur Fatmir Limanin tradhtar: “Shoh komente fyese për Fatmir Limanin si fajtor për humbjen e Kërçovës, e shkojnë aq larg këto komente të shumta ku e quajnë tradhtar. Ore ju të cilët të vetmin kontribut e keni me vota dhe komente në Facebook, a e dini që në kohën kur shumica e shqiptarëve kanë pasur libreza të CKSKY, në kohën kur babai i Fatmirit, Beqir Limani – dëshmor, me Fatmirin e familjen e tij kanë bërë aktivitet ilegal shumë të rrezikshëm me dekada?” Ai kujton historinë e familjes Limani dhe lidhjen e tyre me Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës: “A e dini që në shtëpinë e Beqir Limanit është mbajtur mbledhja e LPK-së, ku janë marrë vendime për aktivitet ushtarak të UÇK-së para luftës në Kosovë? A e dini se Beqir Limani u vra në pragun e shtëpisë së tij dhe iu zbulua shumë armatim, e po ashtu Fatmiri e pa hasmin duke ia vrarë babën dhe ishte ushtar i UÇK-së së Kosovës?” Shaqiri rikujton edhe periudhën e burgosjes së Fatmir Limanit: “A e dini kur unë isha ushtar i UÇK-së në Junik, Gjocaj e Jasiq ’98, Fatmiri po ashtu ishte ushtar i UÇK-së së Kosovës me aktivitet në Maqedoni dhe më në rrezik se unë – me armë në dorë përballë armikut, kurse Fatmiri përballë armikut por pa armë, dhe u burgos e mbajti më shumë se pesë vjet burg. Pas torturave të shumta fizike, që m’i ka treguar dëshmori Qemal Shaqiri, i cili ka qenë i burgosur me Fatmirin më 1998, Fatmiri u lirua pas luftës më 2002.” Në fund të reagimit, Komandant Hoxha apelon për reflektim dhe maturi: “O ju hiqa, po heshtni se nuk ju bën nder t’i quani patriotë tradhtarët, e tradhtarët t’i quani patriotë duke i nderuar me vota. Ju që shkruani e ofendoni, bëni një kronologji vetes e familjarëve se çfarë keni kontribuar për kombin, e pastaj shkruani për të tjerët.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Macja Skaj në qendër të vëmendjes: Alarm në Kisela Vodë, 3000 euro për gjetjen e macës

3000 euro SHPËRBLIM! Kërkohet Skaj – Mace femër, e humbur në Kisela Vodë, mes Çeshmës dhe shkollës “Partenija Zografski”. Dallohet sepse ka ngjyrë gri të çelët...

Zv.kryeministri shqiptar🇦🇱 dhuron shenjtoren shqiptare🇦🇱 Nënë Tereza, por vetëm në maqedonisht🇲🇰!

Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, në Takimin e Liderëve 2026 në Davos, të organizuar nga Abraham House, ka hapur më...

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

Dje në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30, në një stacion autobusi në zonën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu