Milloshoski: Mickoski në dalje publike do të përmend vetëm emrin “Maqedonia”, askush nuk mund të na largojë nga NATO

Hristijan Mickoski formalisht do ta ndjek realitetin e ri, por në daljet publike do të përdorë vetëm termin “Maqedonia”, thonë disa nga zyrtarët e VMRO-DPMNE-së. Kjo vjen pasi që kryeministri grek Kyryakos Mitsotakis dje i bëri thirrje Mickoskit të deklarojë qartë se emri i vendit është Maqedonia e Veriut. Për dallim nga autoritetet greke, ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, thotë se përdorimi i termit “Maqedonia” nuk e cenon Marrëveshjen e Prespës.

“Mickoski, si dhe kryetarja Siljanovska Davkova, theksuan se do t’i përcjellin rrjedhat formale-juridike të komunikimit bazuar në realitetin e ri, ndërsa në aspektin e përdorimit bisedor në paraqitjet e tyre publike do të përdorin termin “Maqedonia”, që besoj se nuk është në kundërshtim me nenin 7 të Marrëveshjes së Prespës, ku përcaktohet qartë se secila nga palët mund të përdorë si termin “Maqedonia” dhe termin “maqedonas”, u shpreh Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Mitsotakis po ashtu theksoi se këtë çështje do ta ngrit edhe në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Uashington, i cili është caktuar që të mbahet në mesin e korrikut, por megjithatë, siç shtoi ai, shpreson që logjika të mbizotërojë tek autoritetet në Shkup. Milloshoski, nga ana tjetër, vlerëson se çështja rreth Marrëveshjes së Prespës në Greqi është ngritur për shkak të zgjedhjeve të ardhshme që do të mbahen atje, ndërsa në temën me Maqedoninë edhe Mitsotakis edhe opozita po përpiqen të fitojnë pikë politike.

“Sa i përket Aleancës Veriatlantike, edhe Greqia edhe Maqedonia janë anëtare dhe askush nuk mund të përjashtojë askënd nga kjo aleancë ushtarako-politike. Nëse Greqia mendon se për këtë çështje duhet shpenzuar kapitali diplomatik dhe politik, ky është vlerësimi i tyre”, shtoi Milloshovski.

Për hapat e ndërmarrë nga qeveria e re në vend në raport me Greqinë, Milloshoski pret që Maqedonia të ngrit në Parlamentin grek çështjen e ratifikimit të tri protokolleve bilaterale – për bashkëpunim ekonomik, për hapësirën ajrore dhe për integrime evropiane. Micotakis, nga ana tjetër, së fundi tha se protokollet nuk do të miratohen derisa Shkupi të respektojë në vazhdimësi Marrëveshjen e Prespës dhe theksoi mundësinë për bllokadë të re në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu