Mijëra blinda: Raportohet se Gjermania po përgatit porosi ushtarake multimiliardëshe

Gjermania është duke përgatitur një valë të porosive multimiliardëshe të blerjeve ushtarake, përfshirë 20 aeroplanë “Eurofighter”, deri në 3.000 automjete të blinduara “Boxer” dhe deri në 3.500 automjete luftarake të këmbësorisë të tipit “Patria”, i thanë agjencisë së lajmeve “Reuters” dy burime të afërta me këto plane.

Këto blerje janë pjesë e planit të kancelarit Friedrich Merz për ta ndërtuar ushtrinë më të fuqishme konvencionale në Evropë, me qëllim të zvogëlimit të varësisë ndaj një aleati gjithnjë më të paparashikueshëm, Shtet e Bashkuara, dhe për të marrë përgjegjësi më të madhe për sigurinë evropiane, raporton agjencia e njohur.

Më herët këtë vit, kancelari gjerman e siguri përkrahjen e deputetëve që nevojitet për t’i përjashtuar shpenzimet e mbrojtjes nga kufijtë e borxhit publik që janë të rrënjosur në kushtetutë, duke ia mundësuar kabinetit të tij financimin e rindërtimit të ushtrisë.

Buxheti i rregullt i mbrojtjes i Gjermanisë pritet të shkojë në rreth 83 miliardë euro vitin e ardhshëm, dukshëm më shumë se 20 miliardë sa është këtë vit.

Vetëm porositja e aeroplanëve luftarakë “Eurofighter” pritet të kushtojë mes 4 e 5 miliardë eurosh, thanë burimet, ndërsa automjetet “Boxer”, të cilat prodhohen nga KNDS dhe “Rheinmetall”, vlerësohet se do të kushtojnë 10 miliardë euro. Automjetet “Patria” pritet të kushtojnë rreth 7 miliardë euro.

Sipas burimeve, dorëzimi i automjeteve të blinduara dhe luftarake, “Boxer” dhe “Patria”, pritet të bëhet gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

Ministria e Mbrojtjes është gjithashtu duke i avancuar planet për të blerë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore IRIS-T dhe disa qindra platforma të mbrojtjes nga dronët, “SkyRanger”, thanë burimet, duke theksuar se hollësitë financiare për këto blerje nuk janë finalizuar ende.

Edhe mediumi “Bloomberg” raportoi për planet e blerjeve ushtarake të Berlinit, edhe pse citoi disa shifra të tjera. Ministria e Mbrojtjes nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Kancelari Merz është zotuar për përmbushjen e pragut të ri të NATO-s për shpenzim të 3,5 për qind të GDP-së në mbrojtje deri më 2029./Nacionale

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu