Miftari: Demantoj kategorikisht të gjitha lajmet e rrejshme dhe gënjeshtrën më të madhe të lansuar sot nga VLEN

Demantoj kategorikisht të gjitha lajmet e rrejshme dhe gënjeshtrën më të madhe të lansuar sot nga VLEN për ndonjë përzierje timen eventuale me lojrat e fatit.
E gjitha ka qenë një kurth dhe skenarë i përgaditur dhe realizuar në mënyrë banale, pasi paraprakisht kishin dështuar të gjejnë ndonjë shkelje ose lëshim në punën time si zëvendës drejtor ku kishin kryer inspektime e kontrolle të shumta.
Për informim të opinionit dhe dashamirëve po e shpalos ngjarjet e plotë:
Fillimisht një person i afërt me partitë e koalicionit VMRO-VLEN më ka shkruar sms porosi në aplikacionin whatssap ku tregon se ka luajtur lojra të fatit dhe ka fituar, duke më dërguar edhe fotografi nga talloni fitues, si dhe detaje të tjera rreth aktiviteteve të tij.
Në të njëjtën ditë, disa orë më vonë para kafenesë ku kam qëndruar me miqt e mij më ndalon një njësiy i policisë dhe pas legjitimimit më kërkojnë telefonin dhe më njoftojnë se kam denoncim për bashkëpunim në lojra online ilegale duke treguar se e dinin saktë se në whatssap kam pranuar porosi dhe fotografi. Duke qenë saktë të informuar, që dëshmon se ka qenë kurth dhe skenar i përgaditur, polici hyn direkt në bisedën me personin që më kishte dërguar fotografitë. Pas kësaj më ftuan në stacion policor dhe më morën në bisedë rreth përmbajtjes së porosive. Ngjarja ka ndodhur para afër dy javëve dhe që atëherë unë nuk jam i informuar as për ndonjë padi as për procedurë, për çka edhe nuk mund të ketë pasi nuk jam i përfshirë në asnjë formë dhe nuk kanë asnjë bazë.
E gjitha është inskenuar për të bërë një procesverbal policor të cilin siç u pa më pas, e keqpërdorën portale të afërta me partitë në pushtet dhe vetë koalicioni VLEN për të njëllosur figurën time dhe subjektin që i takoj.
Me plot përgjegjësi informoj opinionin se nuk kam as lokal që organizon lojra të fatit dhe as jam i përfshirë në lojra të tilla, siç gënjejnë partitë në fjalë dhe portalet e tyre.
Lojrat e këtilla të ulta nuk do të kenë sukses që të më zmbrapsin nga rruga ime e drejtë dhebe pastër, as nga qëndrimet dhe aktiviteti im politik.
Partive në pushtet ju bëj thirje që të heqin dorë nga këto skenare sepse do të ju bëj kundër padi për shpifje te pa baza.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Adela Liçina gruaja e parë me mbulesë në listën e VMRO-DPMNE për Këshillin e Komunës Saraj

Për herë të parë, një grua me mbulesë është pjesë e listës për këshilltarë të Komunës së Sarajit nga radhët e VMRO-DPMNE dhe Koalicionit....

Trondit Buxhovi: 600 vrasje pa autor, prandaj gjyqi në Hagë është i domosdoshëm

Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se themelimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ishte i pashmangshëm, për shkak të mungesës së hetimeve serioze për...

Dy kandidatët shqiptarë për Strugën zbarkojnë në Zvicër: Kërkojnë mbështetjen e diasporës për zgjedhjet lokale

Gara për komunën e Strugës ka kaluar kufijtë e vendit. Dy kandidatët shqiptarë, Dr. Arsim Dalipi dhe Mendi Qyra, gjatë fundjavës kanë zhvilluar vizita...

“Historia në dorën tuaj”: mesazhi i presidentit Chirac në Rambuje

Jacques Chirac, presidenti i Francës në atë kohë dhe garant politik i procesit, në fjalimin e hapjes së Konferencës së Rambujesë e përshkroi këtë...

Reagime të ashpra nga VLEN pas kandidaturës së Levicës në Strugë: “Nuk duhej kandidat maqedonas, mbështetja duhet të shkojë për Qyrën”

Partia e majtë maqedonase Levica ka shpallur kandidatin e saj për komunën e Strugës, duke nxitur reagime të ashpra nga radhët e VLEN-it në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu