Mickoski: VMRO nuk do të mbështesë interpelancën e Gashit, më i mirë se Grubi, Xhaferi, Osmani e Ahmeti

VMRO-DPMNE-ja nuk do të mbështesë interpelancën për kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, konfirmoi sot nga Negotina lideri i partisë Hristian Mickoski.

Duke u përgjigjur në pyetjet pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e tregut të qytetit në Negotinë, ai tha se partia nuk sheh arsye për interpelancën e spikerit Gashi.

“Mënyra se si sillet si kryetar i Kuvendit, si i udhëheq seancat dhe gjithçka që ndodh atje paraqet sjellje seriozisht të ndryshme nga ajo që ka bërë paraardhësi i tij”, tha Mickoski.

Sipas tij, koalicioni LSDM-BDI – E majta, ka motivet e tij pse parashtrojnë një lloj të tillë të interpelancës.

“Unë supozoj se ky koalicion dhe politikanët e rangut të Artan Grubit, Talat Xhaferit, Bujar Osmanit dhe Ali Ahmetit janë më të mirë se situata aktuale, por nuk mendoj kështu dhe prandaj nuk do ta mbështesim këtë lloj interpelance” deklaroi Mickoski.

Grupi parlamentar i partisë E majta në fillim të këtij muaji në Parlament parashtroi interpelancë për punën e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Interpelanca është vendosur në rend dite në seancën e 13-të plenare të caktuar për më 3 shtator.

Siç thuhet në kërkesën për interpelancë, Gashi ka shkelur laicitetin e shtetit kur ka kryer lutje fetare në grup në një seancë parlamentare për të përkujtuar gjenocidin në Srebrenicë së bashku me të pranishmit e tjerë. Si arsye e dytë për të kërkuar përgjegjësi, përmendet incidenti me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit. Sipas “Levicës”, Gashi si kryetar i shtëpisë ligjvënëse ka shkelur edhe përdorimin e gjuhës maqedonase për shkak se betimin që ka bërë si kryetar tashmë i zgjedhur fillimisht është bërë në gjuhën shqipe, jo në gjuhën maqedonase. Ata gjithashtu vlerësojnë se ka keqpërdorur Ligjin për simbolet shtetërore sepse në sallën ku mbahen seancat plenare të Kuvendit ka edhe simbole të NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe nuk ka vënë në rend dite një pikë për të konstatuar ndërprerjen e funksionin parlamentar të Talat Xhaferit i cili në të njëjtën kohë vazhdonte të kryente funksionin e kryeministrit teknik.

Reagime në publik ngriti edhe udhëtimi i spikerit Gashi me veturë zyrtare në një dasëm në Kosovë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Përsëri ngec “Severnistani”!

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese! Me gjithë broçkullat e despotit Micko dhe qeverisë së koalicionit për...

Personalitati më i votuar në zgjedhjet lokale nga radhët e AKI me 27.227 vota është Abdul Selam Selami

Në zgjedhjet lokale të mbajtura së fundmi, Abdul Selam Selami ka dalë si personaliteti më i votuar nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim...

Ligji për lojërat e fatit ‘fle’ në Kuvendin e RMV-së, zvarritet miratimi

Ndonëse se u promovua me shumë bujë si një hap i madh për mbrojtjen e të rinjve, propozim-ligji për lojërat e fatit me të...

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian...

Pesë vjet nga arrestimi i Thaçit dhe të tjerëve

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Me rastin e kësaj dite, Organizata e Veteranëve të Luftës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu