I pranishëm në Shqipëri, por e injoron si të mos ekzistonte – Mickoski demaskohet në Samitin e BE-së në Tiranë

Kryeministri i Maqedondisë së Veriut Hristijan Mickoski, sot ka marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili mbahet në Tiranë. Por ajo që bie në sy është se në njoftimin e tij për pjesëmarrje në Samit, Mickoski askund nuk e përmend Tiranën ose Shqipërinë.

Në njoftimin e tij në Facebook, Mickoski shkruan se pjesëmarrja e tij në Samit është konfirmim i angazhimit për pjesëmarrje aktive në proceset evropiane dhe ndërtimin e një fqinjësie të qëndrueshme dhe të begatë.

“Sot mora pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, së bashku me udhëheqësit dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Samiti i kushtohet promovimit të bashkëpunimit rajonal, stabilitetit dhe afrimit me BE-në, duke theksuar rëndësinë e veprimit të përbashkët përballë sfidave me të cilat përballet kontinenti ynë”.

“Në diskutimin e hapur u shkëmbyen pikëpamje mbi temat kryesore për forcimin e lidhjes së rajonit me pjesën tjetër të Evropës. Prania dhe pjesëmarrja jonë në këtë Samit është një konfirmim i angazhimit tonë për pjesëmarrje aktive në proceset evropiane dhe ndërtimin e një fqinjësie të qëndrueshme dhe të begatë”, ka shkruar Mickoski, duke mos përmendur vendin në të cilin mbahet samiti.

Ky postim i tij është marrë edhe me tallje nga disa komentues në faqen e tij, të cilët i kanë shkruar se janë të vetëdijshëm se vendi i mbajtjes së Samitit është Shqipëria, gjegjësisht Tirana .(Telegrafi)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si rusët e tradhtuan Maduron gjatë aksionit të amerikanëve?

Ndërsa forcat kubane pësuan humbje të rënda duke mbrojtur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, raportet tregojnë se njësitë elitare ruse, të dërguara për të...

RUSIA KA NXJERRË NGA IZRAELI DIPLOMAT DHE FAMILJET E TYRE NË SUPER-EVAKUIM!

Raportimet e fundit nga mediat hebrea dhe rajonale thonë se brenda 24 orëve Rusia ka realizuar të paktën 3 fluturime evakuimi nga Izraeli drejt...

Alba shpërthen në lot për raportin me Limin në BBVK: “Më ka lënduar thellë”

Prania e ish-partnerit rikthen plagë të vjetra dhe akuza për tradhti brenda shtëpisë më të famshme Drama personale ka marrë një tjetër kthesë brenda shtëpisë...

VLEN nuk bëhet. Kasami mund të largohet nga qeveria? “Formohet koalicion i ri: BDI-BESA – ASH (Taravari)”

Dokumenti i Zeqirja Ibrahimit që VLEN të shndërrohet në një parti të vetme ka marrë fund. As Izet Mexhiti nuk pranon të...

Identiteti i përdhosur i gjuhës shqipe në kushtetutë!

Që nga nënshkrimi i MO gjuha shqipe në kushtetutën antidemokratike të Severnistanit qëndron e paprekur dhe "shëndosh e mirë" me emërtimin përdhosës si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu