Mickoski dorëzon propozimin për qeverinë e re, flet edhe për Ivan Stoilkoviq

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot njoftoi se ka dorëzuar në Kuvend propozimin për përbërjen e të qeverisë. Ai tha pret që ky propozim të vendoset në rend dite gjatë fundjavës, gjegjësisht më 22-23 qershor. I pyetur për propozimin që për zv. kryeministër të jetë Ivan Stoilkoviq i cili ka qëndrime pro ruse, Mickoski tha se çdo anëtarë i qeverisë duhet të ketë qëndrime pro vendit tonë.

“Çdo anëtarë i qeverisë duhet të ketë qëndrime pro vendit tonë. Çdokush i cili do të dalë jashtë kësaj rruge, pa dallim të pozicioneve pro ose kundër të ndonjërit, nuk do të jetë më pjesë e qeverisë. Atdheu ynë i përbashkët është Maqedonia dhe pres që të gjithë të jenë pro vendit tonë”, tha Mickoski.

Mickoski shtoi se qëndrime pro Maqedonisë janë edhe qëndrime pro qëndrimeve strategjike të vendit siç është anëtarë i fuqishëm i NATO-s dhe vend i cili pret të integrohet në BE. I pyetur se si do të jetë pjesë e qeverisë nëse nuk ka certifikat të sigurisë, Mickoski tha se mund të numëroj dhjetëra raste ku anëtarët e qeverisë nuk kanë pasur certifikat sigurie./Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu