Mexhiti: VLEN falenderon Frontin Europian

Zv. Kryeministër i Parë i RMV-së dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexheti nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Fejsbuk ka theksuar se VLEN e falenderon Frontin Evropian që në mungesë të programit të vet, ka filluar të përkrah pika programore të koalicionit VLEN.

“VLEN e falenderon Frontin Evropian që në mungesë të programit të vet, ka filluar të përkrah pika programore të koalicionit VLEN.

Përkrahjen e parë të tyre, për mbylljen e tërësishme të lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut, të gjithë deputetët e koalicionit VLEN do e mbështesin.

Pra, pa kurrëfarë hamendje do ta mbeshtesim Propozim Ligjin që e paraqitën sot Fronti Evropian, e të cilin e morën nga Programi i koalicionit VLEN!

Kjo, është shenjë e mirë, që tani e tutje, në vend që të shkojnë në zyret e VMRO-së, po hyjnë dhe përkrahin programin e Qeverisë VLEN!

Njëkohësisht i ftojmë, që në seancën e parë të ardhshme parlamentare të përkrahin nismën tonë për shfuqizimin e 3 lejeve për kazinot online, që i hapi BDI në fund të mandatit të saj!”, ka shkruar Mexhiti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Al-Shaara konfirmon negociatat me Izraelin

Presidenti tranzitor i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka konfirmuar se po zhvillohen negociata me Izraelin për të arritur një marrëveshje sigurie, në përpjekje për të...

Çka humb Kosova nga pezullimi i Dialogut Strategjik?

SHBA-ja, të premten, pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë u theksuar se këto zhvillime kanë kufizuar aftësinë e...

Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak? Mojsilloviq: Po bëjmë përgatitjet

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, lidhur me paradën e ardhshme ushtarake në Beograd, tha se ushtria serbe nuk...

“SHBA ndëshkon bojkotet kundër Izraelit: A rrezikohet liria e shprehjes?”

Ndalimi, përpjekja e fundit legjislative për të synuar lëvizjen e Bojkotit, Shpronësimit dhe Sanksioneve kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Izraeli, ose...

⁠Kurti, izolim nga Perëndimi – lidhje vetem me Shkupin

(Nga: Mero Baze) 14.09.2025 Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar për forcimin e lidhjeve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu