Mexhiti: Opozita shqiptare në krizë nervash

Zëvendëskryeministri dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj kritikave dhe qëndrimeve të opozitës shqiptare, duke i akuzuar për shpifje, pavërtetësi dhe mungesë të përgjegjësisë politike.

Në një status të publikuar në rrjete sociale, Mexhiti theksoi se opozita nuk ka thënë asnjë fjalë për çështjet kyçe që prekin drejtpërdrejt interesat e shqiptarëve, përfshirë Ligjin për përfaqësim të drejtë, Ligjin për Medresenë, ndalimin e bixhozit dhe ndarjen e mbi 200 milionë eurove për komunat shqiptare.

“ASNJË FJALË për Ligjin për përfaqësim të drejtë; ASNJË FJALË për Ligjin për Medresenë; ASNJË FJALË për mbylljen e bixhozit; ASNJË FJALË për mbi 200 milion euro për komunat tona”, shkruan ai.

Në vend të një debati konstruktiv, Mexhiti thotë se opozita është përqendruar në sulme të pavërteta dhe tensione të kota për Ligjin për policinë. Ai e cilëson opozitën si “të acarruar, me frustracione dhe nën tension konstant”.

Në fund të deklaratës, Mexhiti thekson angazhimin personal për të rikthyer nenin për përfaqësimin e drejtë përmes një amandamenti në Parlament. “Për këtë jam zotuar personalisht,” deklaron ai, duke shtuar me ironi: “Veç rrini rahat!”

Deklarata e tij vjen në një moment të rëndësishëm për çështjet e përfaqësimit dhe të drejtave të shqiptarëve në institucionet shtetërore, ndërsa koalicioni VLEN po synon të konkretizojë disa nga zotimet e tij strategjike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Do godasim në zemër të makinerisë së luftës”/ BE sanksione ndaj Moskës, Brukseli synon naftën dhe bankat ruse

Rusia do të përballet me sanksione të reja nga Bashkimi Evropian (BE), të cilat Kaja Kallas, shefja e diplomacisë së BE-së, i quan “një...

Ndërprerje e ujit në Klinikën për Fëmijë KOZLE – pacientët dërgohen përkohësisht në klinika tjera

Ministria e Shëndetësisë njofton se për shkak të ndërprerjes së furnizimit me ujë në Klinikën Universitare për Sëmundje të Mushkërive tek Fëmijët – Kozle,...

Sela: Asnjë gërmë nga programi i VLEN në programin qeveritar – Ministrinë për Komunitete e drejton një serb me lidhje me Putinin dhe Vullinin

Në një deklaratë të ashpër publike, Ziadin Sela ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale të përbërë nga koalicioni VLEN dhe VMRO-DPMNE, duke e cilësuar atë...

Zijadin Sela: Albin Kurti ndihmoi fuqizimin e VMRO-së me idenë për Taravarin president

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, ka akuzuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, se ka ndikuar drejtpërdrejt...

Zijadin Sela: Albin Kurti më propozoi që Taravarin ta bëjmë kandidat për president

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, ka zbuluar se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i kishte propozuar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu