Mexhiti: Mickoski do të më marrë në Londër, ndërsa Murtezanin në Bruksel

Nuk mbajnë akuzat e Frontit Europian! Unë do të shkojë në Londër me Mickoskin, në Bruksel Mickoski do të shkojë me Murtezanin. Kështu i është përgjigjur akuzave të Frontit Zv/kryeministri dhe njiherit edhe njëri ndër krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ku këta të fundit deklaruan se me VLEN-in, shqiptarët po përjashtohen edhe nga NATO, reagim ky që erdhi, pasi kryeministri Hristijan Mickoski shkoi në samitin e NATO-s që do të mbahet nga 9 deri më 11 korrik në Uashington vetëm me ministrat maqedonas.

Përkundër të gjithë kësaj, Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti nuk mendon se kryeministri Hristijan Mickoski po anashkalon shqiptarët në përfaqësimin ndërkombëtar të vendit. Mexhiti tha se në Samitin e NATO-s përfaqësues është kreu i Kuvendit, Afrim Gashi, ndërsa njoftoi edhe dy vizita të tjera në kryeqendrat e Europës, ku do të ketë përfaqësues nga VLEN.

IZET MEXHITI,ZV/KRYEMINSITËR 08:34

“E para, nuk kemi të bëjmë me vizitë të instutucioneve në Amerikë, por kemi të bëjmë me manifestimin e NATO-së, 75 vjetorine NATO-së, ku ftesat janë bërë në bazë të protokollit, në bazë të pozicioneve, pra aty do të ketë përfaqësues shumë i lartë, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dje kryeminsitri i këtij vendi, këto janë dy figura kryesore. Pra, nuk mban akuza e Frontit Europian, sa për informatë, në vizitat politike që do të pasojnë në Londër, do të jemi unë dhe z.Mickoski. Në Bruksel do të jetë z.Mickoski me z.Murtezanin, varësisht prej axhendave politike”.

Mexhiti madje i bëri thirrje opozitës shqiptare, që siç tha, të pajtohen me reailitetin e ri dhe të reformohen pas 20 viteve, për të qenë , siç tha, një opozitë konstruktive.

Mexhiti ka komentuar edhe kërkesën e kryeministrit të sapo zgjedhur Hristijan Mickoski, i cili disa ditë më parë kërkoi që të shpërndahet këshilli gjyqësorë. Mexhiti tha se bashkë me parnerët e tyre në koalicon dhe atyreve strategjikë do të gjejnë formën më të mirë, pra siç tha, reforma në gjyqësorë për ta kthyer shtetit ligjorë sepse sipas Mexhiti, ajo është shtylla më e rëndësishmja për një shtet normal.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ambasadori Meidani: Deputetet shqiptare, pozitë dhe opozitë, të bashkuara në takimin me Ministren Spiropali në Shkup

Ambasadori Meidani: Deputetet shqiptare, pozitë dhe opozitë, të bashkuara në takimin me Ministren Spiropali në Shkup SHKUP – Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut,...

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu