Mendi Qyra dhe drejtori i VMRO-së, Bunçeski, premtojnë rikthimin e besimit tek shëndetësia në Strugë

Gjendja në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës është alarmante dhe e mjerueshme. Këtë realitet e konfirmon edhe kandidati për kryetar komune, Mendi Qyra, i cili thekson se pasojat i vuajnë çdo ditë mbi 270 të punësuar, por mbi të gjitha pacientët që presin shërbime mjekësore dinjitoze.

“Është fakt që shëndetësia është në ingerenca të Ministrisë, por kjo nuk do të thotë që Komuna duhet të qëndrojë duarkryq. Përkundrazi, Komuna ka detyrim të punojë për ndryshim”, u shpreh Qyra.

Ai shton se ndryshimi i këtij realiteti është një nga prioritetet e tij kryesore, me plan konkret, të cilin sot e ka diskutuar në detaje me drejtorin e spitalit, Dr. Vlladimir Bunçeski.

Sipas tij, spitali i Strugës nuk ka nevojë vetëm për kritika e premtime, por për zgjidhje të menjëhershme që do të rikthejnë besimin e qytetarëve tek sistemi shëndetësor lokal.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiq: Nuk arritët vitin e kaluar të më rrëzonit nga pushteti, unë nuk jam Sllobodan Millosheviç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një video postim në Instagram dërgoi një mesazh duke theksuar se, siç thotë ai, “Liria është gjëja më...

Këshilli i Prokurorëve Publikë do të hap procedurë pas deklaratave “mediokre” të Mickoskit ndaj Ristoskës

Këshilli i Prokurorëve Publikë hap një procedurë pas raportimit të prokurores Lençe Ristoska për kryeministrin Hristijan Mickoski, pasi ai e quajti publikisht atë “mediokre”...

QMK: Tetova përballet me rrëshqitje dheu, në Kërçovë janë evakuuar 120 persona

Për shkak të përmbytjeve që kanë goditur pjesë të vendit si pasojë e reshjeve të shiut, në Koçan dhe Ohër po ndërhyhet me mekanizëm...

Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti në të gjithë vendin

BOTË Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti në të gjithë vendin 09/01/2026 Irani u përfshi të enjten në mbrëmje nga një ndërprerje...

Vërshimet në veri: Mbyllet një urë shkaku i dëmtimeve – evakuohen katër familje që iu përmbytën shtëpitë

Policia e Kosovës ka dalë me përditësim lidhur me situatën në veri të vendit, pas vërshimeve që u shkaktuan si pasojë e reshjeve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu