Memli Krasniqi: Thirrjet “vdekje për shqiptarët” janë fashiste – heshtja e Kurtit dhe e qeverisë në Shkup është bashkëfajësi!

Kreu i PDK-së reagon fuqishëm pas skandalit në Maqedoninë e Veriut: “Shqiptarët nuk do të lejojnë askënd t’i nëpërkëmbë më!”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj thirrjeve skandaloze dhe urrejtëse “vdekje për shqiptarët” dhe “dhoma gazi për shqiptarët”, që u dëgjuan gjatë një ndeshjeje sportive në Maqedoninë e Veriut, në prani të Kryeministrit maqedonas Hristijan Mickoski dhe përfaqësuesve të qeverisë së re.

Në një deklaratë publike, Krasniqi e ka cilësuar këtë ngjarje si një akt ekstremist që dëmton bashkëjetesën ndëretnike dhe minon themelet demokratike të shtetit fqinj.

“Thirrjet ‘vdekje për shqiptarët’ e ‘dhoma gazi për shqiptarët’, të bëra në një palestër sportive në Maqedoninë e Veriut, në prani të Kryeministrit Mickoski dhe delegacionit qeveritar, janë të rënda e të papranueshme dhe dëmtojnë bashkëjetesën në këtë shtet dhe përtej tij,” deklaron ai.

Mesazh i qartë për Qeverinë në Shkup dhe për “kumbarrën” nga Prishtina
Memli Krasniqi kërkon një reaksion të qartë e të prerë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se heshtja në këso raste nuk është neutralitet, por miratim i urrejtjes.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përgjegjësi të distancohet qartë nga çdo akt ekstremist, sepse heshtja konsiderohet miratim.”

Por goditja më e drejtpërdrejtë shkon përtej Shkupit – drejt Prishtinës. Pa përmendur emrin, por qartazi duke aluduar në kryeministrin në largim, Albin Kurti, Krasniqi e quan “kumbara” të kësaj qeverie dhe e mban përgjegjës për klimën anti-shqiptare që po thellohet në Maqedoni.

“Ashtu si një tjetër heshtje që po bëhet gjithnjë e më zhurmshme: ajo e Kryeministrit në ikje të Kosovës, që si kumbara i kësaj qeverie në Shkup, mban përgjegjësi morale dhe politike për këtë klimë anti-shqiptare që po thellohet dita-ditës.”

Krasniqi e mbyll deklaratën me një mesazh të fuqishëm për të gjithë ata që mendojnë se mund të vazhdojnë të përçmojnë shqiptarët, duke kujtuar se ata janë komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut dhe partnerë kyç në proceset euroatlantike.

“Dinjiteti dhe mirëqenia e çdo komuniteti nuk janë të negociueshme. Heshtja përballë gjuhës fashiste është qëndrim – andej dhe këndej kufirit! Shqiptarët kanë bërë shumë për këtë shtet dhe nuk do të lejojnë askënd t’i nëpërkëmbë më.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

BDI denoncon trajtimin çnjerëzor të 76 punonjësve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson, trajtimit çnjerëzor, poshtërues dhe diskriminues të 76 të punësuarve në Ministrinë për...

ASH-Sela sot mban Kuvendin e partisë

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të mbajë Kuvendin e pestë të partisë. Kuvendi do të...

Lloga: Lidershipi i VLEN-it mes modelit jugosllav dhe atij të Bosnjës

Duke qenë se të gjithë po “dhunohemi mediatikisht” me temën e bashkimit të qeveritarëve shqiptarë në një subjekt të vetëm politik, duhet t’u sjellim...

A po i kërcënon votuesit Hekuran Murati? Nëse VV nuk fiton e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa paga

Ministri Hekuran Murati ka deklaruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të fitojë e vetme në këto zgjedhje, sektori publik do të mbetet pa...

Gjendet vetura e vjedhur e Adri Rogaqit dhe Iliriana Sadriut, ai reagon me një mesazh zhgënjyes për të afërmit: “U rrëzova dhe pashë kush...

Një dramë e vërtetë ka qenë ajo e 24 orëve të fundit për çiftin e njohur, Adri Rogaqi dhe Iliriana Sadriu. Gjithçka nisi parmbrëmë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu