Medai Shaholli Gashit: Ndryshimet kushtetuese një kartë e djegur për “Ndryshimin”!

Dje kryetari i Kuvendit të “državës Severna”, Afrim Gashi, tha se Kuvendi është i gatshëm që ndryshimet kushtetuese të përfshijnë edhe bullgarët, por sipas tij, duhet vetëm vullnet politik.

“Kuvendi për sa i përket procedurës është i gatshëm ta fillojë në çdo kohë. Por për të filluar atë proces duhet vullnet politik dhe një marrëveshje që të kemi një perceptim të qartë, që të mos fillojmë diçka që nuk do të funksionojë për ne”- ka thënë kryeparlamentari Gashi.

Asnjë shqetësim në lidhje me fshirjen e nofkës së 20% e turpit në ndryshimet e mundshme kushtetuese nuk e ngriti “Presedniku i Skupštinës” Afrim trimi i VLEN-it dhe vasali i Mickos, veç kushtit shantazhues bullgar për t’i përfshirë ata brenda preambulës së kushtetutës, ku bullgarët do të barazohen me shqiptarët për nga statuti si pakica të barabarta me të tjerët në “državën Severna”.

Dhe pyetja që shtrohet natyrshëm është se përse nofka e përdhosjes së identitetit gjuhësor të 20% nuk vjen në shprehje bashkë me ndryshimet kushtetuese, por ka gatishmëri vetëm për kushtin bullgar dhe jo për për njohjen e identitetit gjuhësor shqiptar që “Severna” ia mohon shqiptarëve si e drejtë.

Përse subjektet politike shqiptare pozitë dhe opozitë, i janë nënshtruar presionit të bllokut sllavo-maqedon për mos ta vënduar në rend dite heqjen e nofkës të përdhosjes së identitetit gjuhësor të shqiptarëve me ndryshimet kushtetuese, por e kanë lënë për një herë tjetër ( që do të thotë asnjëherë) kur do t’i vijë koha?

Subjektet tona politike vasale të despotit të ri Micko janë dakorduar se nuk do të propozojnë amandament të ri me rastin e ndryshimeve kushtetuese për fshirjen nga kushtetuta përkufizimin shoven ndaj gjuhës shqipe si gjuhë e bashkësisë së shifrës 20%!

A është ky ndryshimi që na reklamuan për muaj të tërë vlenistët, ku bashkë me të vjen dhe paralajmërimin nga Gjykata Kushtetuese se në 11 dhjetor do të denigrohen edhe njëherë gjuhët e pakicave, kur kjo Gjykatë do ta shfuqizojë ligjin për gjuhët e pakicave si të papërputhshëm me kushtetutën.

Ahere ku mbeti patriotizmi i zhurmaxhinjve të VLEN-it se me ta në qeverinë e koalicionit “Ndryshimi” është i pashmangshëm!

Gjuha dhe identiteti kombëtar janë shpirti dhe zemra e një kombi, ndaj duhen mbrojtur dhe ruajtur me të gjitha format edhe mjetet, si nga ana e intelegjencisë poashtu edhe nga ana e subjekteve politike të cilat janë zotuar se do t’i mbrojnë interesat kombëtare para çdo rreziku që prek dhe cënon ato të drejta.
Fatkeqësisht, me këtë orientim antishqiptar “prapakthehu” të komitëve me kryekomitin Micko në krye të guvernës, çështja shqiptare ka marrë tatëpjetën, ku vlenistët si gardianë të plevicës qeveritare po mbajnë vetëm “çelësat e kashtës” në qeverinë e koalicionit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu