Depërtimi i “botës serbe” me protagonistë shqiptarë!

Megjithse vredistë po shfajësohen për lidhjet e tyre me “srpski svijet”, pasi thonë se ata nuk e sollën “botën serbe” por e gjetën aty të ulur kembë kryq me si peshqesh nga opzita shqiptare.

Por, këto ditë siç bën të ditur in7.tv, se drejtori i VREDI-t Nehat Mustafa, në cilësinë e drejtorit të Sektorit për Informatikë në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë, në vazhdën e skandalëve të qeverisë së koalicionit ka firmosur “një Protokoll Teknik për shkëmbimin elektronik të të dhënave me përfaqësues të Fondit Pensional të Republikës Srpska” – entitet, që nuk njihet ndërkombëtarisht si shtet i pavarur, nuk justifikon shfajësimin e vredistëve për depërtimin e fuqishëm të botës serbe në qeverinë e koalicionit.

Kjo marrëveshje e një Protokolli Teknik për shkëmbim elektronik të të dhënave të Fondit Pensional të “Republikës Srpska” tregon qartë afrimin e “botës serbe” në “državën Severna” përmes sejmenëve të pushtetit në qeverinë e koalicionit.

Kur e gjithë Europa janë distancuar me qëndrimet dhe veprimet antidemokratike të “botës serbe”, kaçatorët e VREDI-t janë duke thyer rregullat e Bashkësisë Europiane që kërkojnë kthimin e politikës së integrimeve europiane drejt Brukselit dhe jo pas “bote serbe” ecila është këthyer qartë drejt Moskës dhe Putinit, kësisoj ata po bëhen njësh me orientimet e despotit të tyre Micko, vetëm për shkak të qokave që pushteti qendror ndanë për sejmenët e oborrit të tij.

Ky është turpi i radhës nga sejmenët e vredistë që për shkak të ladutërisë për para dhe një çik pushtet, po i hapin “portat e ferrit botës serbe” të hyjë brenda bordelos qeveritare si aleate e pakontestueshme e vëllazërisë serbo-maqedone, kur BE-ja kërkon tjetër rrugëtim mbi eurointegrimet siç është Procesi i Berlinit dhe jo rrugëtimi drejt Moskës.

A ishte ky ndryshimi që vredistët u premtuan shqiptarëve dy vite më parë për ndryshim drej eurointegrimeve, apo thjesht ishte demagogjia e etjes për pushtet, që në vend të ndryshimit “hapën portat e ferrit për boten serbe”?

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Grabitje si në film në Gjermani: 30 milionë euro zhduken nga trezori i bankës – 3.000 kasaforta të shkatërruara, autorët zhduken pa gjurmë!”

Një ngjarje që duket e marrë nga skenari i një filmi hollivudian ka tronditur Gjermaninë. Një grup grabitësish ende të paidentifikuar kanë depërtuar në...

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu