E punëson djalin e tij, Rushiti: Është paguar me honorar minimal, më pak se përkthyesit tjerë

Kam marrë informacione nga disa prej jush se në këto ditë ka qarkulluar një lajm i bujshëm në disa faqe të panjohura, sipas të cilit e kam punësuar djalin tim në Teatrin e Gostivarit dhe ky lajm është paraqitur si një “skandal.” Ky është një lajm i pasaktë dhe pjesë e një fushate të pistë me të cilin nuk desha të merrem por për shkak të miqve dhe dashamirëve që më kanë lutur të reagoj dhe të mos hesht, po e bëj këtë sqarim. Kështu e nis reagimin drejtori i Teatrit të Gostivarit, Sulejman Rushiti, ndërsa pranon se e ka angazhuar djalin për përkthimin e një vepre teatrale për nevojat e Teatrit ku ai është drejtor.

“Ajo që është paraqitur si një ‘lajm skandaloz’ është në të vërtetë një kontratë tërësisht të rregullt dhe të hapur, e cila ndodhet në arkiv, për një pjesë të përkthyer nga Lorean Rushiti dhe e vënë në skenë në Teatrin e Gostivarit. Pjesa në fjalë është ‘Karantina’ nga Jean Pierre Martinez, e cila është përkthyer me lejen e autorit të saj. Për këtë punë, Loreani është paguar me honorar minimal, më pak se që paguhen përkthyesit e veprave të tjera, dhe vetëm një herë, jo me pagë mujore”, reagon Rushiti, ndërsa shkruan se, edhe sikur djali im të ishte punësuar në teatër, në përputhje me ligjet dhe rregullat, nuk do të kishte asgjë skandaloze.

“Të gjithë ata që merren me teatër e dinë se si funksionon angazhimi i përkthyesve dhe honoraristëve të tjerë. Është e trishtueshme që për interesa meskine apo për përplasje politike të ulëta, po përdoren edhe individë dhe institucione. E dinë se nuk ka as shkelje ligjore as skandal dhe mundohen të bëjnë gjyq publik. Të gjithë ata që dëshirojnë ta dinë të vërtetën dhe që nuk kanë agjenda të tjera, e dinë se unë, pikërisht sepse nuk kam dashur dhe nuk dua ta partizoj teatrin, nuk kam qenë i angazhuar në asnjë parti politike në kohën që e ushtroj detyrën e drejtorit. As kam qenë në ndonje takim partiak, mbledhie dege apo tubim partiak”, shkruan drejtori i Teatrit të Tetovës.

Natyrisht, vijon të tej ai, kam bindje dhe opinionet e mia politike, por ato i shpreh vetëm në hapësira dhe rrethana të përshtatshme, jo brenda institucionit të shenjtë të teatrit.

“Asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë individë të diskriminuar apo të favorizuar për shkak të bindjeve partiake. Për sukseset e Teatrit të Gostivarit, nuk kam nevojë të flas shumë, sepse ato janë të dukshme, si në nivelin kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. Teatri i Gostivarit do të mbetet në shërbim të të gjithëve. Unë do të vazhdoj t’i ftoj të gjithë, pa dallim partie apo përkatësie tjetër. Sigurisht, do të mundohem ta mbroj imazhin e teatrit, por edhe imazhin tim personal. Dhe si të gjithë njerëzit e lirë do t’i shpreh mendimet e mia lirshëm”, shkruan Sulejman Rushiti.

Ndryshe, është BDI ajo që kërkoi dorëheqje të menjëhershme të drejtorit Rushiti, atij të Teatrit të Tetovës, si dhe drejtorit të Ansamblit Shqiptar, ndërsa Rushitit ia publikuan kontratën prej më shumë se 26.000 denarë për angazhimin e djalit të tij në institucionin që Rushiti e drejton.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

MEXHITI NGA GAZI BABA: PO NDËRTOJMË NJË TË ARDHME MË TË MIRË, PËR ÇDO LAGJE DHE ÇDO QYTETAR!

Shkup, 17 gusht – Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka vizituar sot rrugën 210 në lagjen e Gazi Babës...

Latif Arifi – gazetari linçues, ironia e lirisë së medias në Maqedoninë e Veriut

Në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, përçarja nuk është turp, por trampolinë. Dhe askush nuk e ka treguar këtë më mirë se Latif...

Sulmohet kandidati për Strugën, Robert Mileski: “Më shuan cigare në fytyrë”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Strugë, ku kandidati i pavarur për kryetar komune, Robert Mileski, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht...

Shkallon Fatmiri i Mickos!

Nga: Medai Shaholli Në tubimin e parë të mbrëmshëm para kërçovarëve si kandidat për kryekomunar, Fatziu i Kërçovës ( Fatmir Limani) si i përzgjedhur i...

Ilaz Leskovica: Dega e BDI-Çair ka nevojë për reforma urgjente, ndryshe ju pret opozita dhe harresa politike

Ilaz Leskovica kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Shuto Orizare përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar ndaj Degës së BDI...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu