Me 71 vota për Kuvendi pranon interepelancën kundër kryeprokurorit Lupço Kocevski

Kuvendi sot me 71 vota “për” dhe pa asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur” e pranoi interpelancën për punën e prokurorit publik republikan Lupço Kocevski, të parashtruar nga E majta.

Kuvendi votoi edhe konkluzionin – Kuvendi konstatoi se akuzat në interpelancën për punën e prokurorit shtetëror publik Lupço Kocevski janë të bazuara. Ky konkluzion të dorëzohet në Qeveri dhe te prokurori shtetëror republikan.

Në interpelancën e prtisë E majta të dorëzuar deri te kryetari i Kuvendit, Gashi është theksuar se e parashtrojnë për shkak të mosrespektimit të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore.

“Interpelancën e bazojmë në indikacionet, faktet dhe konstatimet ligjore në vijim: hetime selektive penale për tragjedinë në Koçan, ndikime logjistike në punën e Prokurorisë Publike, kaos funksional në Prokurorinë e Lartë Publike-Shkup, mosveprim në përputhje me detyrën zyrtare në lidhje me ndërtimet e paligjshme të mafies urbane në Shkup”, thuhet në interpelancën e publikuar në ueb-faqen e Kuvendit.

Shtojnë se që nga fillimi i mandatit të prokurorit publik Kocevski, “në Prokurorinë Publike ka mbizotëruar një atmosferë jofunksionale dhe toksike, joazhurnim në procedura dhe janë vërejtur edhe ndikime të jashtme politike në punën e saj”, për të cilat ata besojnë se Kocevski është përgjegjës.

Prokurori shtetëror publik, Lupço Kocevski të premten parashtroi përgjigje me shkrim ndaj interpelancës së parashtruar nga deputetët, Dimitar Apasiev, Borisllav Kërmov, Rexhep Ismail, Jovana Mojoska, Amar Mecinoviq dhe Sashko Jançev, nga 26 qershori. Në të, ai thekson se funksionin e kryen me nder dhe përgjegjësi, me respekt maksimal të parimeve të transparencës dhe llogaridhënies, se interpelanca është ligjërisht e palejueshme dhe se institucioni është lëndë e sulmeve të pabazuara dhe ato janë arsye për besimin e ulët të në opinion.

Në shkresë ai thekson se edhe pse interpelanca e parashtruar është e palejueshme sipas ligjit, fakti që parashtruesit pa kurfarë argumenti kërkojnë përgjegjëssi prej tij, tregon se kjo interpelancë është politike, dhe jo instrument i bazuar juridik me të cilin mundësohet ndërhyrje në pavarësinë e Prokurorisë.

Kuvendi do të vazhdojë me punën pas pauzës së kërkuar nga grupi parlamentar i partisë E majta

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me nënshkrimin e Kryeparlamentarit Afrim Gashi, ligji për arsimin fetar hyn në fuqi

Ka përfunduar me sukses edhe faza e fundit e miratimit të Ligjit për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare, me nënshkrimin e...

Iniciativa ZERO për parkun përkujtimor: Mirëpresim nismën, por jo spektaklin para zgjedhjeve

Shkup, 30 korrik – Iniciativa ZERO! përshëndet vendimin e Komunës së Tetovës dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për të realizuar kërkesën tonë të përsëritur...

Taravari: Arkitekti politik i VLEN-it ka qenë Albin Kurti

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në formimin e...

Pasaportë nëse blen shtëpi

Niveli i kërkesës për nënshtetësi përmes investimit (CBI) në ishujt e Karaibeve, sidomos nga qytetarët amerikanë të shqetësuar për paqëndrueshmërinë politike dhe shoqërore në...

Një helikopter çek dhe zjarrfikësit sllovenë do të fillojnë sot shuarjen e zjarreve në RMV

Helikopteri zjarrfikës “Blek Hok”, i cili është i përfshirë në shuarjen e zjarrit në malin Goten, është i pajisur me të ashtuquajturat “bomba” me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu