Më 26 shtator 2024 Mexhiti tha “të martën mbyllet MegaWin” – por cilën të martë? Askush s’e di! (VIDEO)

Shkup, 6 korrik 2025 – Më 26 shtator 2024, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, deklaroi publikisht se kompania shtetërore MegaWin, e cila ofron shërbime të lojërave të fatit online, do të mbyllej në mbledhjen e ardhshme të qeverisë – që sipas tij do të mbahej “të martën”.

Në fjalët e tij të drejtpërdrejta, Mexhiti u shpreh:
“MegaWin është 100% shtetërore, që organizon online, ka procedurë tjetër, në mbledhjen e ardhshme, të martën, do të mbyllet edhe ajo dhe 100% online kazinotë të jenë jashtë funksionit në RMV.”

Megjithatë, ka kaluar më shumë se 9 muaj nga ajo deklaratë, dhe MegaWin vazhdon të funksionojë plotësisht, pa asnjë ndërprerje apo pengesë ligjore.

Ky është një shembull tjetër i premtimeve të pambajtura që karakterizuan fushatën dhe komunikimet publike të zyrtarëve të VLEN-it. Në vend që të përmbushë zotimin për ndalimin e lojërave të fatit online – një çështje që shqetëson qindra familje dhe komunitete shqiptare në Maqedoninë e Veriut – qeveria ka zgjedhur të mos veprojë, duke toleruar më tej funksionimin e tyre.

Në këtë rast, nuk kemi të bëjmë me thjesht vonesë administrative, por me gënjeshtër të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve. MegaWin, që supozohej të mbyllej “të martën e ardhshme”, vazhdon aktivitetin pa asnjë ndërprerje, ndërsa qytetarët presin që premtimet të zbatohen dhe jo të përdoren për përfitime politike afatshkurtra.

Qeveria ende nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar pse MegaWin nuk është mbyllur, dhe asnjë datë e re nuk është bërë publike. Deri atëherë, e vetmja gjë që mbyllet çdo javë është besimi i qytetarëve ndaj premtimeve boshe.


REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu