Mbyllen zyrat paralele serbe, Kosova tregon forcën e sovranitetit

Inspektorati i Komunës së Mitrovicës ka pezulluar punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë. Lajmi është konfirmuar për REL nga vetë komuna.

Sipas njoftimit, më 12 shtator me asistencën e Policisë së Kosovës, autoritetet komunale kryen kontrolle në objektet e këtyre institucioneve.

“Gjatë kontrollit është konstatuar se personat e hasur në objekt nuk kanë pasur dokumentacion të vlefshëm për ushtrimin e veprimtarisë. Për këtë arsye, puna është pezulluar përkohësisht, ndërsa procedura e mëtejshme do të zhvillohet sipas ligjeve dhe kompetencave në fuqi”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka dënuar mbylljen e zyrave, duke e cilësuar si “veprim të pakoordinuar” nga Qeveria e Kosovës, në kundërshtim me obligimet që ka vendi ndaj BE-së dhe dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli.

Reagim të ashpër ka dhënë edhe Gjermania. Michael Reiffenstuel, zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme gjermane, e ka quajtur “shqetësues” pezullimin e fondeve dhe i ka bërë thirrje Kosovës të përmbahet nga “shënjestrimi” i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka mohuar akuzat se autoritetet po shënjestronin institucionet shëndetësore në veri, duke theksuar se veprimet janë në përputhje me ligjet dhe nuk përfshijnë as institucionet e jashtëligjshme të krijuara nga Serbia.

Hetemi: Shëndetësia dhe arsimi duhej që të hyjnë nën menaxhimin e Shtetit të Kosovës

Kryetari i Leposavitqit, Lulzim Hetemi, ka konfirmuar se para një muaji janë mbyllur zyrat e fundit të strukturave paralele në komunë.

Ai shtoi se edhe sektori i shëndetësisë dhe arsimit duhet të kalojnë nën menaxhimin e shtetit të Kosovës.

“Po, normal kanë qenë Zyrat e fundit të strukturave paralele.

Ne në Leposaviq i kemi mbyllur para një muaji.

Unë mendoj qe edhe shëndetësia dhe arsimi duhej që të hyjnë nën menaxhimin e Shtetit të Kosovës”, ka thënë Hetemi për “Bota sot”.

Dashevci: Ky është vetëm një hap drejt mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit të institucioneve të Kosovës

Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci, në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se Kosova pezulloi punën e dy fondeve shëndetësore dhe pensionale të Serbisë në pjesën matanë lumit Ibër, duke treguar gatishmërinë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e institucioneve të saj.

Sipas tij, Policia vepron vetëm si asistente për zbatimin e urdhrave zyrtarë, si në çdo vend bashkëkohor.

Dashevci, shprehet se reagimet e autoriteteve serbe më parë për targa, energji dhe shërbime të tjera paralele tregojnë nevojën për integrim në sistemin e Kosovës, duke shtuar se ky është një hap drejt vendosjes së rregullave të qarta dhe funksionimit të shtetit si një institucion demokratik dhe sovran.

“Kosova pezulloi punën e dy fondeve shëndetësore dhe pensionale të Serbisë në pjesën matanë lumit Ibër, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe po reagon si shtet mendoj unë.

Kurse në aspekt sigurie Policia asiston për zbatimin e urdhrave që vijnë nga përgjegjësit, pra e kryen vetëm detyrën e saj zyrtare si asistues që është normale në çdo vend bashkohorë.

Autoritetet serbe kanë reaguar edhe më përpara për targa, energji, dhe gjëra tjera ilegale dhe paralele por unë mendoj se duhet të integrohen në sistemin e shtetit të Kosovës.

ImageArben DashevciFoto galeri
Ky është vetëm një hap drejt mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit të institucioneve të Kosovës dhe ajo po zbatohet në praktikë, dhe çdo gjë që është ilegale dhe parlele po mbyllet.

Këto vendimmarrje i konsideroj si gatishmëri e Kosovës për të vendosur rregulla të qarta për institucionet që veprojnë në gjithë territorin e saj.

Pra, po veprohet si Shtet funksional dhe demokratik”, deklaron Dashevci.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

Abdixhiku: Konjufca të jetë i sinqertë me vetën dhe ta dijë që nuk e ka shumicën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vlerëson se Kosova nuk mund të ketë më qeveri, e cila nuk e ka shumicën. “Jemi vonë,...

Kurti: Kam kërkuar lirimin e krerëve të UÇK-së nga Haga, i kam dërguar letër kryetares Trendafilova

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ka kujtuar pesë vjetorin e arrestimit të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu