‘Mbani mbi supe sekrete të errëta’ – Emira Selimi me akuza të rënda ndaj ish-rektorit të UEJL-së Abdylmenaf Bexhetin

Ish studentja e UEJL-së, Emira Selimi ka reaguar në një status në Faceboook në lidhje me zgjedhjen e rektorit. Sipas saj kapja e UEJL-së nga Abdylmenaf Bexheti është duke e degradaur këtë universitet ndërkombëtar pasi që nga marja e UEJl-së nga Bexheti nuk ka ndryshuar asgjë. Ajo thotë se Abdylmenaf Bexheti mba mbi supe sekrete të errëta që i ka fshehur vite me radhë.

Ja statusi i saj i plotë në Facebook:

Emira Selimi – ish studente në UEJ

I nderuar ish-rektor Abdylmenaf Bexheti,
ju drejtohem publikisht dhe qartë: Ju pres në debat televiziv.
Përshëndetje South East European University,
Unë jam Emira Selimi – po, ajo që më parë e keni etiketuar publikisht me emër. Tani është radha ime të flas dhe të kërkoj përgjigje.
Z. Abdylmenaf Bexheti, a do të kishit kurajën të sqaroni publikisht pse keni mbrojtur një profesor nga akuzat për ngacmime seksuale ndaj studenteve? A është e vërtetë që një studente, e cila ka kërkuar ndihmë nga ju, është mashtruar duke parë se ju e larguat profesorin vetëm nga pozita e prodekanit, por jo nga universiteti?
Për më tepër, asgjë nga ato që keni premtuar publikisht nuk është realizuar. Premtime boshe, fjalë pa veprime. Madje, as librat që studentët i dhuruan me zemër për bibliotekën e Manastirit nuk janë sjellë kurrë në vendin që u premtua se do të ishin. Ku janë ato libra sot? Nuk i sollët në Manastir?
Unë nuk kam frikë të flas – sepse unë nuk kam çfarë të fsheh.
Por ju, z. Bexheti, keni arsye për të pasur frikë.
Sepse mbani mbi supe sekrete të errëta që i keni fshehur për vite me radhë.
Dhe koha për të heshtur ka përfunduar.
Po sikur unë të kem prova konkrete në dorë?
Së dyti, unë kam ruajtur çdo email timin ku kam shprehur shqetësimet e mia – dhe asnjëri prej tyre nuk është marrë parasysh. Kjo tregon qartë se institucionet kanë zgjedhur të heshtin përballë padrejtësisë.
Së treti, përse nuk pranuat të takoni një gazetar hulumtues nga Shqipëria që erdhi për të hetuar këto çështje? Pse nuk ia zgjatët dorën? Pse e shmangët?
Z. Bexheti, unë e di që më njihni shumë mirë – ashtu siç edhe qytetarët e këtij vendi ju njohin shumë mirë juve. Prandaj, nuk kam frikë të dal publikisht dhe të flas me fakte.
Unë, Emira Selimi, personalisht ju ftoj në një debat publik – në televizion. Kurdo dhe ku të doni. Unë jam e gatshme të ballafaqohem me ju, me argumente dhe me dokumente në dorë, për të zbardhur të vërtetën që i është mohuar studentëve, stafit dhe gjithë opinionit.
Eja dhe përballemi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

Tetovë/ Ministrja e Arsimit, Janevska nuk ndjehej komod me gjuhën shqipe, kërkon nga Kasami që të flasë maqedonisht

Në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë, qytetin ku shumica e nxënësve mësojnë në gjuhën shqipe, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, duket...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu