Mashtruan për të përfituar një “Audi R8”, gjykata lë në “arrest shtëpie” Elvis Kosovën, në burg turku!

TIRANA- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest shtëpie” për Elvis Kosovën dhe ka lënë masën “arrest në burg” për turk Yucehan Er. Bëhet me dije se avokati i Kosovës ka pretenduar që ai është mashtruar nga turku pasi e ka blerë automjetin kundrejt pagesës dhe nuk e dinte që ishte i vjedhur.
Nga ana tjetër turku Yucehan Er., ka kërkuar kohë të japë shpjegime në një moment të dytë. Sipas policisë automjeti ishte marrë me qira në Gjermani dhe shtetasi turk ka bërë kallëzim që ia kanë vjedhur në një hotel në Tiranë, ndërkohë, para policisë ai ka pranuar skemën e mashtrimit dhe ka thënë që do të merrte 5-10 mijë euro.

Sipas të dhënave Elvis Kosova, i njohur në rrjetet sociale për zhvillimin e garave të shpejtësisë, dyshohet se fshihet pas një skeme mashtrimi nga e cila synonte të bënte të tij, pa shpenzuar shumë, një makinë që vlen deri në 200 mijë euro. Për të marrë në dorë ‘Audin R8’, dyshohet se Kosova ka bashkëpunuar m Yucehan Er. Pasi ia dorëzoi Kosovës, turku bëri kallëzim të rremë se supermakinën ia vodhën në afërsi të një hoteli luksoz në Tiranë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti uron fitoren e VLEN-it në Maqedoni, por anashkalon Kërçovën dhe Bërvenicën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar koalicionin shqiptar VLEN për fitoren në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ku ka arritur të marrë...

Miratohet kërkesa për të rezervuar një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut

Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues shqyrtoi disa kërkesa të Mbrojtjes së Thaçit në lidhje me dëshminë e ardhshme të dëshmitarit të saj të...

Filipçe: Raporti i KE-së është alarm për stagnimin ose regresin e vendit në rrugën e integrimit

Raporti i Komisionit Evropian (KE) është më i keq në dhjetë vitet e fundit dhe e ngre alarmin për të ardhmen dhe perspektivën e...

Nis menjëherë lufta mes Mamdanit dhe Donald Trump, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bën gati 200 avokatë kundër Presidentit amerikan

Në një intervistë për The New York Times, Mamdani tha se po punon për ngritjen e një strukture të gjerë ligjore me rreth 200...

Rritje alarmante prej 116% e tentim vrasjeve gjatë vitit 2024, Shkupi kryeson listën e krimeve

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje alarmante prej 116% në veprat penale “tentativë vrasjeje”, shumica me armë zjarri dhe të ndodhura në zonën...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu