MASH-i shpalli konkursin për ndarjen e 3000 bursave studentore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton se është shpallur konkursi për ndarjen e 3000 bursave studentore për vitin akademik 2024/2025. Aplikimi është vetëm në formë elektronike përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa afati përfundimtar është deri më datë 15.11.2024.

Gjithsej 1,470 bursa janë të dedikuara për studentë të rregullt të kategorisë sociale. Për studentët të fushave shkencore të shkencave tekniko-teknologjike, bioteknike, sociale dhe humane, të cilët kanë arritur sukses veçanërisht të lartë gjatë studimeve, janë paraparë 770 bursa, ndërsa 85 bursa për studentët e regjistruar në programet studimore në informatikë.

Nga 15 bursa janë dedikuar për studentët të regjistruar në programet studimore në gjuhën maqedonase, letërsi maqedonase dhe letërsi të sllavëve të jugut programet: studimore historia e artit, arkeologji, art figurativ dhe etnologji dhe antropologj; programet studimore përkthim dhe interpretim, nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.

Janë paraparë 500 bursa për studentë të regjistruar në programet studimore në fushat shkencore të shkencave matematiko-natyrore, tekniko-teknologjike, bioteknike dhe/ose shkencave të mjekësisë dhe të cilët kanë arritur sukses mesatar nga viti i I-rë deri në vitin vijues studimor të regjistruar së paku 7.65.

Gjithsej 130 bursa do të shfrytëzohen nga studentët të regjistruar në programet studimore në kimi, fizikë dhe matematikë, shkencave të bujqësisë, veterinarisë dhe pylltarisë, ndërsa 30 bursa janë të dedikuara për student të regjistruar në vitin e I në programet studimore në institucionet e arsimit të lartë për arsimimin e kuadrit mësimor në edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu