Afër 9 mijë euro janë ndarë sistematikisht për kafiterinë “1Sh” pa shpallje publike dhe me marrëveshje sy-më-sy

Gjashtë muaj pas hapjes së rastit, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ende nuk ka vendosur mbi pagesat e Komunës së Çairit ndaj kafiterisë “1Sh”, në pronësi të zëvendësministres së Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri. Antikorrupsioni njoftoi në korrik se kishte hapur lëndë, por vendimi nuk ka ardhur, pasi zgjedhjet kanë vonuar procesin. KSHPK-ja është gjithashtu në procedurë për zgjedhjen e kryetarit të ri pas dorëheqjes së kryetares paraprake.

Afër 9 mijë euro janë ndarë sistematikisht për kafiterinë “1Sh” pa shpallje publike dhe me marrëveshje sy-më-sy, për më pak se një vit qëkur Zekolli-Shaqiri është zëvendësministre. Fqinjët thanë se kafiteria frekuentohet kryesisht nga aktivistë të Lëvizjes Demokratike. Komuna nuk ka komentuar përse vetëm ky lokal ka përfituar vazhdimisht, përveç rasteve të ushqimit të sportistëve në vitin 2025, ndërsa Zekolli-Shaqiri mohon përfshirjen në pagesa, duke u prezantuar vetëm si pronare.

Këto informacione u zbuluan nga raportimi i Portalb mk.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Premtime Zylali Deliaj: Koalicionit Qyra–VLEN–VMRO–Merko i ranë maskat; vazhdon avazi i vjetër, madje edhe më keq

Ranë maskat. U koalicionua pikërisht me ata që deri dje na sulmonin dhe na akuzonin publikisht, ia dorëzuan Këshillin Komunal VMRO-së dhe vazhduan të...

Muamer Seferi, u.d. drejtor i ri i në “Parqe dhe Gjelbërime”

Shkup, 2 janar – Muamer Seferi zyrtarisht mori detyrën e u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”. Ai vjen në këtë pozicion si...

Irani gati të shesë armë të avancuara për kriptomonedha

Irani ka njoftuar se është i gatshëm të shesë sisteme të avancuara armatimi në këmbim të kriptomonedhave. Oferta vjen nga Qendra e Eksportit e Ministrisë...

Gjermania pyet adoleshentët: “Jeni gati për luftë?”

Qeveria gjermane ka nisur një anketë kombëtare, e cila kërkon të përcaktojë gatishmërinë e të rinjve për t’u bashkuar me Forcat e Armatosura, Bundeswehr. Çdo...

Policia ndalon personin që kërcënoi me jetë Halil Kastratin

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një shtetas kosovar, i cili dyshohet se publikisht kishte bërë thirrje për vrasjen e humanistit dhe klerikut Halil...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu