Vetura bie në lumin Radika! Dy persona humbin jetën

SPB Gostivar ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në rrugën rajonale MAvrovë-Dibër, një veturë me targa të Gostivarit ka rënë në lumin Radika, që si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy persona, përcjell TV21. Policia ka njoftuar se automjeti do të ndalohet në Stacionin Policor të Gostivarit për kontroll të jashtëzakonshëm teknik.

“Sot (02.01.2026) në ora 15:50 në SPB Gostivar është raportuar një aksident komunikacioni në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në të cilin automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Bora” me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Radika. Nga aksidenti kanë humbur jetën A.F. dhe M.F. nga fshati Vidushë e Gostivarit. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, automjeti do të ndalohet në Stacionin Policor të Gostivarit për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, ndërsa trupat e të vdekurve do të dërgohen për obduksion. Po ndërmerren masa për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu