Marin Mema:Zbulime arkeologjike në Koroshishtë të Strugës, pse po fshihet e vërteta?!

Shkruan Marin MEMA

Miq të shumtë më kanë shkruar për zbulimin më të fundit arkeologjik në fshatin Koroshishtë të Strugës. Është një zbulim me shumë rëndësi në vazhdën e varreve mbretërore ilire të zbuluara gjatë Luftës së Parë Botërore në afërsi të fshatit Trebenisht… Objektet e zbuluara në vitin 1918 dhe më pas në vitet 30 u morrën nga arkeologët bullgarë dhe ata serbë…

Maskat e arta mbretërore ilire të fisit të Enkelejve janë sot në Sofie e Beograd… fakt ky i njohur dhe zyrtar.

Tashmë nëntoka e zonës ka dhënë përsëri gjurmët e saj mbretërore ilire… Nuk jemi në kohën e Luftës së Parë Botërore, por sërish këtu nuk ka arkeologë shqiptarë! Kjo ndodh në kushtet kur arkeologjia moderne “maqedone” është vënë përposht nga nacionalizmi dhe jo shkenca! Aq e vërtetë është kjo sa në librat e historisë dhe në qëndrimet zyrtare historianët e arkeologët në vendin fqinj nuk i konsiderojnë Enkelejt dhe Dasaretët që zotëronin në lashtësi territorin e zbulimeve… si ilirë! Qesharake dhe antishkencore, pa mbështetje askund!

Pra edhe këto zbulime rrezikojnë të kenë të njëjtin shtrembërim antishkencor… nga arkeologët “maqedonë” që kurrëfarë lidhje nuk kanë me Maqedoninë e lashtë dhe historinë e saj!

Si bëhet shkenca në këtë formë? Si deformohet në ditën për diell? Dhe askush nuk reagon zyrtarisht nga zyrtarët shqiptarë në Maqedoni apo në vendin amë Shqipëri! Historia ilire nuk mund të tjetërsohet! Në 2024 shkenca nuk bëhet me folklor e deformime… duhen grupe të përbashkëta sepse vetëm kështu mund të ketë përfundime të vërteta! Të zgjedhurit shqiptare të reagojnë! Punoni more për historinë, identitetin, rrënjët! Kombi është shpirti e zemra!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu