Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, dënime për disa markete, mishtore dhe restorante

Inspektimi i pa parlajmëruar dy ditorë i inspektorëve të agjencisë për ushqim ka rezultuar me dënime për disa markete dhe mishtore dhe është bërë shkatrimi i 65 kilogramëve të ushqimit jo të sigurt.

Në Ohër është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh për një gastronomi, ku janë gjetur 15 kilogram ushqim jo i sigurt. Ndërsa në Kërçovë përveç dënimit, është mbyllur përkohësisht një restorant, ndrësa janë shkatrruar 187 kilogram ushqim I pa sigurt për konsumatorët. Shkeljet më të shpeshta sipas agjencisë për ushqim janë mos pasja e deklarave për prejardhjen e mallit dhe ushqim pa afat.

“Kjo flet se në të ardhmen Agjencioni I ushqimit dhe veterinaries do të realizojë kontrolle të përforcuara në tër teritorin e Maqedonisë. Kemi sanksione me para dhe mbyllje prej 30 ditësh ose deri sat ë sigurohet dokumentacioni I nevojshëm. Kontrolle realizohen për çdo dit në tër teritorin”, u shpreh drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Oliver Millanov.

Poashtu ka pasur raste kur janë konstatuar kushte jot ë mira higjienike, apo kryerje të aktiviteteve pa lejen e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Sipas normave ligjore çdo ushqim, çdo product duhet të ketë deklaratë. Gjithçka që nuk është sipas ligjit dhe nuk ka deklaratë duhet të paraqitet te inspektoriati I tregut dhe shërbimet e Agjencisë për ushqim dhe veterinari do të veprojnë”, theksoi profesori në fakultetin e Veterinarisë, Igor Xhambaski.

Në gjashtë mujorin e pare të vitit janë realizuar 24 mijë e 335 kontrolla, ndërsa nga inspektorët janë shqiptuar gjithsejt 2.433 masa. Paoshtu janë shkatrruar 37,6 tonelata dhe 13.654 litra ushqim I pa sigurt, bëjnë të ditur nga Agjencia.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Konjufca propozohet për mandatar për kryeministër

Glauk Konjufca është propozuar për mandatar për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje e cila ka mbledhur sot Këshillin e Përgjithshëm. Konjufca është propozuar pasi...

Ramis Aliu: Fitorja e bashkimit dhe e shpresës në Dollnen

Ramis Aliu: “Një zë i fuqishëm i popullit u dëgjua – vendosi drejtësia, vendosi e bardha ndaj të zezës” Pas përfundimit të procesit zgjedhor në...

Pse u bë Kërçova ‘Kičevo’?

Nëse në prapaskena nuk la mjet pa përdorur vetëm e vetëm që ta ndihmonte VMRO-DPMNE-në, VLEN-i nuk pati këllqe për të kremtuar bashkë me...

“Nusja” feston edhe me shqiponjë, në kërcovë do të kete bashkëjetesë me Jovanoskin!

Bashkëshortja e kryetarit të ri të Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, dërgon mesazh bashkëjetese me një foto simbolike Pas fitores së kandidatit të VMRO-DPMNE-së në Kërçovë, Aleksandar...

Shaqiri kundër opinionit publik: “Ata që kanë luftuar s’mund të quhen tradhtarë”

“Mos i quani tradhtarë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend” Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha reagoi ashpër ndaj akuzave kundër Fatmir Limanit, duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu