Maqedoni, deri të premten do të ketë rritje graduale të temperaturave ditore

Mëngjesi ishte i ftohtë, kurse gjatë ditës pritet mot me diell me paraqitje të vranësirave të ulëta, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, vende-vende përgjatë Vardarit, erë herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 2 deri në 9, ndërsa ajo maksimale nga 11 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 16 gradë.

Vijon një periudhë të qëndrueshme moti me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat në disa vende do të zbresin nën zero, ndërsa temperaturat e ditës do të rriten gradualisht deri të premten. Në fund të javës së punës do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve të dobëta të herëpashershme të shiut. Deri atëherë do të vazhdojë të fryjë erë veriore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Aliu: Po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmë Zvicrës pas tragjedisë në Kran-Montana

Ministri i Shëndetësisë, Azir Ali ka bërë të ditur se po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme Zvicrës pas tragjedisë ku humbën...

Biznesmeni Arif Fazliu dhuron shtëpinë e tij në vlerë rreth gjysmë milioni euro për Bashkësinë Islame si vakëf

Biznesmeni Arif Fazliu nga Prizreni i është bashkuar radhës së vakëflënësve, duke dhuruar në emër të Allahut shtëpinë e tij si vakëf për Bashkësinë...

A do të ketë takim Mickoski-Ahmeti? Zgjedhja e Avokatit të Popullit varet nga shumica e Badenterit

Që nga korriku i vitit të kaluar, Maqedonia është pa Avokat të Popullit. Shumica e mundshme për zgjedhjen e të riut pritet të caktohet...

Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit! I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet

Një shtetas turk 22-vjeçar është vrarë me thikë gjatë natës së Vitit të Ri para një objekti gastronomik në Çarshinë e Vjetër të Shkupit....

“Unë jam kryetar i Prishtinës” – Rama: Nuk e synoj drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është i befasuar nga rezultati i Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 28...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu