Mali i Zi me më oak se 5% të banorëve Shqipëtsr!?

Në regjistrimin e fundit, rreth 2.8% e popullsisë nuk u deklaruan.Në Mal të Zi, përndryshe, jetojnë 623.633 banorë, që do të thotë 0.6% më shumë se në vitin 2011.Në pyetjen se çfarë gjuhe flasin, 36.2% thanë gjuhën malazeze, ndërsa 43.5% gjuhën serbe.Sipas fesë, qytetarët e Malit të Zi ndahen në ortodoksë – 71.1%, myslimanë – 20% dhe katolikë – 3.2%.Regjistrimi i rregullt i popullsisë në Mal të Zi duhej të bëhej në vitin 2021, por, fillimisht, u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.Pas saj, ai u shty disa herë, për shkak të mosbesimit të opozitës në atë proces.Partia Demokratike e Socialistëve shprehu vazhdimisht dyshime se qëllimi i vërtetë i regjistrimit ishte rritja e numrit të serbëve në Mal të Zi dhe ulja e numrit të malazezëve.Për muaj të tërë, forcat dhe mediat proserbe e proruse bënë fushatë, duke u kërkuar qytetarëve që të deklaroheshin si serbë.Fushatës iu bashkua edhe Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, i cili u bëri thirrje qytetarëve që të identifikoheshin si pjesëtarë të popullit serb dhe besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe, që flasin gjuhën serbe.Krerët e kësaj kishe e mohojnë kombin malazez, duke e klasifikuar atë si pjesë të korpusit serb.Në atë kohë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, fliste vazhdimisht për rëndësinë e regjistrimit në përcaktimin e numrit të serbëve në Mal të Zi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pakënaqësi në VLEN: Pas Fatmir Limanit reagon edhe Gazmend Sejfuli

Pas ministrit Fatmir Limani, edhe një tjetër themelues shpreh pakënaqësi ndaj VLEN. Gazmend Sejfuli, një nga themeluesit e Lëvizjes Demokratike, ka reaguar publikisht duke...

Filipçe e Angjushevi milionera, Besimi dhe Etemi me nga 3 vjet burg!

Megjithatë, fajtorët kryesor të tragjedisë, kryetari aktual i LSDM-së, atëkohë ministër i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev, pronar i kompanisë që ndërtoi...

Pakënaqësi në VLEN: Reagon gazetari Naser Pajaziti, kritika të ashpra ndaj “hardhucave dhe profiterëve sezonalë”

Gazetari Naser Pajaziti ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit brenda koalicionit VLEN, duke ngritur shqetësime serioze për, siç i quan ai, riciklimin e...

Spiropali nga Shkupi: Gjuha shqipe të respektohet në ligj dhe në praktikë në Maqedoninë e Veriut

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve...

Fatmir Limani largohet nga ministria që drejton, por edhe nga VLEN

Fatmir Limani është larguar nga Qeveria, si dhe nga koalicioni VLEN. Vendimi shënon një zhvillim të ri në skenën politike, ndërsa priten sqarime zyrtare...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu