Spiropali nga Shkupi: Gjuha shqipe të respektohet në ligj dhe në praktikë në Maqedoninë e Veriut

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, duke e cilësuar këtë ndalesë si një moment me peshë të veçantë në ruajtjen dhe forcimin e kujtesës sonë kombëtare.Spiropali nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut tha se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe duhet mbrojtur e kultivuar.
“Në këtë qytet ku historia shqiptare ka lënë gjurmë të thella — nga Shën Tereza te Pjetër Bogdani, nga Hasan Prishtina e shumë figura të tjera — gjejmë themelet mbi të cilat është ndërtuar identiteti, dinjiteti dhe vizioni ynë si komb”.“Puna e Institutit është një pikë referimi jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por për gjithë hapësirën mbarëshqiptare. Studimet mbi gjuhën shqipe, trashëgiminë kulturore dhe kujtesën historike e bëjnë atë një shtyllë të rëndësishme të vetëdijes sonë kolektive.
“Të respektohet në ligj dhe në praktikë, të mësohet me dashuri brez pas brezi, si pasuri e përbashkët e mozaikut multietnik”, deklaroi ajo në një postim në Facebook.Spiropali deklaroi poashtu se gjyha shqipe na bashkon si zë historie dhe rrënjë identiteti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu