Luftëtari shqiptar i MMA largohet nga ringu me barelë, dërgohet me urgjencë në spital

Sportisti shqiptar i garave ekstreme në kafaz, Arijan Topallaj ka humbur vetëdijen të shtunën gjatë përballjes kundër Denis Frimpong. Në përballjen e MMA në “Oktagon”, Topallaj u mposht me “nokaut teknik” dhe u detyrua të dërgohej në spital, teksa doli nga ringu me barelë. Për fat gjendja nuk raportohet e rëndë, por goditjet në kokë në një sport ekstrem kanë lënë shenja për 26-vjeçarin.

Denis Frimpong mposhti me nokaut teknik luftëtarin shqiptar, Arijan Topallaj, të shtunën mbrëma në ‘BMW Park’. 30-vjeçari nga Dublini zhvilloi një paraqitje të fortë dhe vendimtare, duke e detyruar gjyqtarin ta ndalonte ndeshjen në raundin e tretë, vetëm 44 sekonda pas fillimit.

Ndonëse fillimisht u përball me presionin e tifozëve dhe rezistencën fizike të Topallajt, Frimpong shfrytëzoi lodhjen e kundërshtarit për të marrë kontrollin e plotë të përballjes në raundin final. Me 100 goditje totale (47 më shumë se rivali), irlandezi dominoi skenën në fund, ndërsa Topallaj përfundoi i shtrirë në tokë dhe u nxor nga arena me barelë.
Sipas raporteve të para, 26-vjeçari Topallaj u dërgua në spital për ekzaminime të mëtejshme si masë paraprake, por nuk besohet të ketë pësuar lëndime serioze.

Pas fitores, Frimpong shpërtheu në lot gjatë intervistës, ndërsa ndau lajmin se po pret lindjen e djalit të tij javën e ardhshme.

“Ai tha (Topallaj) që nuk kisha zemër, por unë tregova më shumë se kaq. Jam këtu, rrezikova të mos isha në lindjen e fëmijës tim, por gruaja më dha forcën ta bëja këtë. E gjithë kjo ishte për të”, tha Frimpong.

Luftëtari me nofkën ‘Kërcënimi’ jo vetëm që siguroi një fitore të rëndësishme për karrierën e tij në MMA, por edhe një nga momentet më të përfolura të mbrëmjes, duke fituar respektin e publikut për forcën fizike dhe ndjeshmërinë njerëzore.
Kliko për të parë VIDEON

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Telekomi i Kosovës mbyll vitin e katërt radhazi me fitim, rreth 10 milionë euro në 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Telekomi i Kosovës ka shënuar vitin e katërt radhazi me fitim vjetor, duke e cilësuar këtë...

“Struga merr ‘dhuratën e Vitit të Ri’: reformatorët kthejnë në pushtet VMRO-në pas dy dekadash!

Strugë – Politika e “ndryshimit” në Strugë u kthye në paradoksin më të madh të viteve të fundit. Ajo që nisi si betejë kundër...

VMRO ia arriti qëllimit, Mite Stefoski me votat e VLEN-it dhe Ramiz Merkos zgjidhet kryetar i Këshillit të Komunës

Këshilltari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mite Stefoski, është zgjedhur sot kryetar i Këshillit Komunal të Strugës, gjatë seancës së mbajtur të Këshillit Komunal. Zgjedhja e...

Struga sërish e komitëve!

Nga:Medai Shaholli Siç bën të ditur Tetova Sot, se sot keshilltarët e Këshillit Komunal të Strugës, kanë zgjedhur kryetarin e ri të Keshillit Komunal Mite...

Ziadin Sela: Nga sot këshilli i komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe!

Reagim i fortë nga Ziadin Sela, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pas zgjedhjes së Mile Stefkovskit nga VMRO-DPMNE si kryetar i Këshillit Komunal të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu