Lufta kundër Iranit, i kushton 200 milionë dollarë në ditë Izraelit

Lufta e Izraelit me Iranin po i kushton vendit rreth 200 milionë dollarë në ditë, sipas vlerësimeve të hershme të raportuara nga “The Wall Street Journal”, një shifër marramendëse që po bëhet shpejt një kufizim i madh për kohëzgjatjen e konfliktit, transmeton Anadolu.

Barra më e kushtueshme është kapja e raketave iraniane, të cilat vetëm mund të arrijnë në dhjetëra apo edhe qindra milionë në ditë, raportoi “WSJ” të enjten.

Sisteme si “David’s Sling” dhe “Arrow 3” ku secila kapje kushton midis 700 mijë deri në 4 milionë dollarë dhe janë aktivizuar vazhdimisht në përgjigje të mbi 400 raketave të lëshuara nga Irani ditët e fundit.

Operacionet ofensive po rrisin gjithashtu kostot. Vendosja e avionëve izraelitë F-35 mbi 1.000 milje për të goditur objektivat në Iran kushton afërsisht 10 mijë dollarë në orë për avion, përveç çmimit të bombave precize si JDAM dhe MK84.

Instituti “Aaron” për politika ekonomike vlerëson se një luftë njëmujore mund t’i kushtojë Izraelit 12 miliardë dollarë.

“Kjo luftë është shumë më e kushtueshme se Gaza apo Hezbollahu. Municionet mbrojtëse dhe ofensive janë shpenzim i madh”, tha ekonomisti Zvi Eckstein.

Presioni ekonomik po çon në thirrje për një luftë më të shkurtër, megjithëse kryeministri Benjamin Netanyahu nuk ka treguar ndonjë qëllim për të ndaluar operacionet para se të arrihen objektivat strategjikë, siç është paralizimi i programeve bërthamore dhe raketore të Iranit.

Ndërsa tregjet izraelite mbeten të qëndrueshme disa madje edhe në rritje dëmet në terren po rriten.

Inxhinierët vlerësojnë se kostot e rindërtimit nga sulmet me raketa do të kalojnë 400 milionë dollarë, pasi qindra ndërtesa janë dëmtuar dhe më shumë se 5.000 civilë janë evakuuar.

Rafineria më e madhe e naftës në Izrael u mbyll përkohësisht pasi u godit dhe puna në disa sektorë kritikë të infrastrukturës është pezulluar.

Ish-guvernatori i Bankës së Izraelit, Karnit Flug i tha “WSJ” se kohëzgjatja e konfliktit është çelësi i qëndrueshmërisë ekonomike. “Nëse është një javë, është një gjë. Nëse janë dy javë ose një muaj, është një çështje shumë e ndryshme”, tha ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu