LSDM: VMRO-ja vetëm për shkak të inatit nuk e pranon propozimin për heqjen e TVSH-së

Partia maqedonase në opozitë LSDM, në një kumtesë për media thekson se VMRO-DPMNE-ja vetëm për shkak të inatit nuk e pranon propozimin e tyre për heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë

Nga LSDM thonë se zgjidhja e propozuar ligjore e tyre do të sjellë ulje të çmimeve të ushqimeve për mbi 250 kategori të produkteve, që nënkupton kursime për qytetarët deri në 2000 denarë në muaj.

“Në të njëjtën kohë, përfitimet për qytetarët nuk do t’i rëndojnë fare kompanitë dhe tregjet nuk do të mund ta luajnë këtë masë. Masa është realiste dhe lehtësisht e arritshme dhe do të ndikojë realisht në uljen e çmimeve me pakicë të produkteve ushqimore dhe uljen e vlerës së shportës së konsumit”.

“VMRO nuk ka asnjë argument pse është kundër kësaj mase, kundër kësaj zgjidhjeje ligjore. Është kundër vetëm sepse është dorëzuar nga LSDM. VMRO udhëheq një politikë ekonomike totalisht të gabuar. Masa e qeverisë së Mickoskit nuk ka dhënë rezultat, çmimet e produkteve nuk janë ulur dhe vetëm 57 denarë janë ulur në shportën e konsumit. Qytetarët nuk ndihmohen nga inati, por hakmerren”, thonë nga LSDM

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Në prehërin e Mickos!

Pa dorashka Ky është shpërblimi për Bilin e vockël nga ana e kryekomitit Micko (duke e mbajtur në prehër vasalin e vockël), me urdhër të...

Mickoski: Qeveria po shqyrton mundësinë e vendosjes së taksave shtesë për personat që nuk janë të martuar

Qeveria po shqyrton mundësinë e vendosjes së taksave shtesë për personat që nuk janë të martuar, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të...

Nëse Fronti garon me Bujar Osmanin në Çair, atëherë VLEN do të garojë me Izet Mexhitin?

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, në emisionin “24 Analiza” deklaroi se nuk e përjashton mundësinë të kandidojë për kryetar...

Faton Ahmeti: Urime Nerovë respekte ambasador Denion Meidani

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar zgjedhjen e problemit me shkollën e...

Blerim Bexheti: Mickovski po na thotë se votat shqiptare nuk vlejnë dhe se ai do të na i zgjedh kryetarët e komunave

Deputeti i Frontit për Europë, Blerim Bexheti përmes një postimi ka reaguar ndaj kryeministrit Hristjan Mickovski i cili potencoi se votat e VMRO-DPMNE-së do...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu