LSDM: Skandali në aeroport nuk duhet të anashkalohet, i kemi të gjitha informatat e incidentit

Kanë vazhduar edhe sot reagimet në lidhje me incidentit që ndodhi më 1 gushtë në aeroportin e Shkupit, ku Presidentes së Kosovës ,Vjosa Osmani, sigurimi i aeroportit tentoi t’i marrë telefonin privat, gjë që shkaktoi përplasje mes tyre.

Nga opozitarja LSDM presin që Ministria e Punëve të Brendshme dhe kontrolli i brendshëm sa më shpejt të dalin me informacione të detajuara për opinionin se çfarë ka ndodhur saktësisht në aeroportin e Shkupit. Ata theksoijnë se skandali në aeroport nuk mundet të anashkalohet dhe se LSDM i ka të gjitha informacionet.

LSDM
“LSDM ka informacione të plota se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe nëse MPB-ja tenton të plotësojë faktet, gjithçka do të publikohet. Hetimi i këtij rasti nuk duhet të paraqesë asnjë problem për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë sepse aeroporti është nën vëzhgim të plotë me video dhe pa problem mund të përcaktojnë të gjitha detajet”.

Ndërkaq, kanë reagur edhe Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilët theksojnë se Presidenca e Kosovës i ka zbuluar të gjitha gënjeshtrat e siç thonë ata, vazalëve nga VLEN.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Komunikata e djeshme e presidencës kosovare i zbuloi të gjitha gënjeshtrat infantile të vazalëve puthadorë dhe shërbëtorë nga VLEN për ta heshtur dhe minimizuar skandalin më të madh diplomatik në historinë e vendit. Të gjithë eksponentët e VLEN kishin nga një skenar arsyetues, ndryshe nga njëri tjetri, dhe që të gjithë u demantuan nga Presidenca e Kosovës, nga MPB dhe nga koncesioneri TAV”.

Sipas BDI-së, ky skandal, medoemos duhet zbardhur gjer në fund dhe përgjegjësi politike duhet të bartin menjëherë Astrit Iseni nga MPB dhe Afrim Gashi nga Kuvendi. /Shenja

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Voton Lumiri: Sot me votë përcaktoni fatin e Republikës tonë!

Votën e ka hedhur edhe kryetari i LDK-së dhe njëherë kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku. Pasi kreu obligimin e tij qytetar, Abdixhiku foli edhe për...

Revista amerikane Politico: Kurti një populist që e ka izoluar Kosovën

Pas gati një viti paralize politike, Kosova i rikthehet kutive të votimit të dielën, në një proces që mund të përcaktojë nëse vendi do...

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu