LSDM: Policë të pafajshëm po ndëshkohen për skandalin e Afrim Gashit në kufi

Partia opozitare maqedonase LSDM, ka dalë me reagim pasi dje MPB njoftoi se ka nisur procedurë disiplinore kundër gjashtë zyrtarëve policorë, në lidhje me kalimin e delegacionit të Afrim Gashit në pikën kufitare “Bllacë”, i cili mori pjesë në një dasmë në Kosovë

Nga LSDM thonë MPB i konfirmoi të gjitha informacionet e publikuara nga ata dhe se fajin për skandalet në kufi Gashi dhe VMRO-DPMNE ua hedhin policëve.

“Për gjashtë policët MPB propozon procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë. Në vend që t’i kërkohet llogari shefit Naum Ramuka, i cili ka dhënë urdhra, po ndëshkohen njerëz të pafajshëm, të ndershëm. Ky është turp”.

“Doli se Mickoski një gjë thotë në publik dhe bën një gjë krejtësisht tjetër. Ndërsa predikimet për përgjegjësi mbahen kundër njerëzve të pafajshëm dhe Toshkoski zbaton mbrojtje policore-partiake për shefin e tyre të preferuar Ramuka”.

“Kjo është edhe një arsye që Prokuroria të veprojë për këtë rast. Prokuroria kompetente duhet ta parandalojë këtë padrejtësi dhe fajtorët e vërtetë të mbajnë përgjegjësi”, thonë nga LSDM.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Spalletti mahnitet nga Zhegrova: Shpejtësia dhe ndjeshmëria e tij janë të jashtëzakonshme

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka folur me superlativa për yllin kosovar Edon Zhegrova, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse. “E njihja më herët Zhegrovën, por...

Përsëri ngec “Severnistani”!

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese! Me gjithë broçkullat e despotit Micko dhe qeverisë së koalicionit për...

Personalitati më i votuar në zgjedhjet lokale nga radhët e AKI me 27.227 vota është Abdul Selam Selami

Në zgjedhjet lokale të mbajtura së fundmi, Abdul Selam Selami ka dalë si personaliteti më i votuar nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim...

Ligji për lojërat e fatit ‘fle’ në Kuvendin e RMV-së, zvarritet miratimi

Ndonëse se u promovua me shumë bujë si një hap i madh për mbrojtjen e të rinjve, propozim-ligji për lojërat e fatit me të...

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu