LSDM dorëzoi ligj për uljen e çmimeve, VMRO nuk do ta mbështesë

LSDM ka propozuar ligj për ulje të TVSH-së për produktet ushqimore nga 5 në 0%. Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe tha se LSDM ka dorëzuar sot në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar. Ai thotë se me këtë ligj qytetarët do të mund të kursejnë nga 1200 deri në 2000 denarë.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

“Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar parasheh heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore, pra nga 5% në zero % të TVSH-së për të gjitha produktet ushqimore bazë. Propozimi përfshin mbi 250 kategori të produkteve që do të kenë TVSH zero për qind. Ajo që është më e rëndësishme është se për zbatimin e projektligjit nuk kërkohet sigurimi I mjeteve financiare dhe kjo masë nuk do të mund të manipulohet nga tregtarët siç ndodhi me masat e Qeverisë së Hristijan Mickoskit”.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanovski menjëherë pas propozimit të LSDM-së tha se VMRO-DPMNE nuk do ta përkrahë ligjin në fjalë sepse sipas tij lufta ditore politke me tema ekonomike vazhdon të jetë nga të njejtët njerëz që e sollën Maqedoninë në një gjendje kaq të rrënuar ekonomike.

BOJAN STOJANOVSKI, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË

“Lideri i LSDM-së së bashku me krijuesit ekonomikë të Qeverisë së LSDM-së të asaj periudhe Fatmir Bytiqi dhe Dimitar Kovaçevski propozojnë një zgjidhje të tillë edhe pse të njëjtit më herët katër herë e kanë refuzuar një zgjidhje të tillë ligjore. Ne si grup parlamentar nuk do ta përkrahim një zgjidhje të tillë ligjore. Zgjidhje të tilla ligjore nuk kontribuojnë në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, por për krijimin e temave ditore politike, përmes zgjidhjeve ligjore plot gabime teknike, të cilat korrigjohen më pas në konferencat e radhës për shtyp, pasuar me një kërkim falje”.

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe u bëri thirrje të gjithë deputetëve, pavarësisht nga ideologjia politike, të mbështesin ligjin. Ai kritikoi politikat e qeverisë aktuale për të cilat thotë se i lanë qytetarët me buxhete më të vogla, për të cilët produktet bazë ushqimore u bënë luks dhe masat për t’i bërë ato më të lira u shndërruan në etiketa boshe.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kandidati i “pavarur”, por i shoqëruar me komitë!

Kandidati i "pavarur", por i shoqëruar me komitë! A është ky kandidati i "pavarur" apo kandidati i deleguar nga Mickua për kryekomunar në Strugës, biznesmeni...

Statistikat që tronditin: 641 ndarje në 5 muaj – po shkatërrohet familja?

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nga janari deri në maj të këtij viti janë regjistruar plot 641...

Në Strugë liqeni kumbon shqip – Meidani përkrah Inva Mulës dhe Genc Tukiqit

Struga u bë sërish epiqendër e artit dhe dialogut kulturor me edicionin e pestë të festivalit “Struga Fest”, një ngjarje që po kthehet në...

Meloni: Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj kishës sonë janë të papranueshme

Një bastisje izraelite në Rripin e Gazës ka goditur Kishën e Familjes së Shenjtë. Përveç kryeministres, fjalë dënimi erdhën edhe nga ministri i Jashtëm Tajani. “Sulmet...

Ademi: VMRO-VLEN hoqën nenin që mbron përfaqësimin e shqiptarëve në polici

VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshirjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu