Lloga në mbështetje të Gashit, pas polemikave për lutjen që u bë në Kuvend!

Ish ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Shqiptarë-krahu i Selës ka reaguar ndaj polemikave rreth simbolikës fetare në hapësirat publike dhe institucionet shtetërore. Lloga tha se bashkqytetarët tonë maqedonas dhe orthodoks nuk lanë asnjë objekt pa buste të shenjtorëve fetarë ndërkohë që mbështeti aktivitetin e sotshëm në Kuvendin e RMV-së në përvjetorin e Srebrenicës.

“Polemikat rreth simbolikës fetare në hapësirat publike dhe institucionet shtetërore janë një temë e ndjeshme dhe e rëndësishme. Kur shteti ndërmerr hapa për të integruar simbole fetare të një komuniteti specifik, mund të krijohen tensione dhe ndjenja të pabarazisë ndërmjet komuniteteve të ndryshme.
Mirëpo, deri më tani bashkqytetarët tonë maqedonas dhe orthodoks nuk lanë asnjë objekt të “Skopje 2014” pa buste të shenjtorëve fetarë, bile edhe nëpër objekte qeveritare, ura e kryqëzime. Emëruan Aeroportin e Ohrit me emër fetar, dhe atë në “Sveti Apostol Pavle II”. Në çdo gurthemel nga një prift e tash ankohen pse është bërë një lutje myslimane në Kuvend. Ose shtet për të gjithë ose për asnjë.
Mbështetje për aktivitetin e sotshëm në Kuvendin e RMV-së në përvjetorin e Srebrenicës”, tha Lloga.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu