Lloga: Ivetmi person që ka kërkuar shërbim për Gruevskin është Arben Taravar, dhe këtë të paktën në dy raste, gjë që mund ta faktoj!

Krenar Lloga i është përgjigjur akuzave të fundit të Arben Taravarit, duke theksuar se i vetmi individ që ka kërkuar shërbim për Nikolla Gruevskin është vetë Taravari, dhe këtë mund ta faktoj me prova. Lloga theksoi se Taravari ka kërkuar shërbim për Gruevskin në dy raste të ndryshme. Në përgjigjen e tij, Lloga shprehu se gjithashtu ka qenë kundër ndryshimeve të Kodit Penal dhe kjo është e dëshmuar nga fakti që emri i tij nuk figuron në propozimin e qeverisë për ndryshime ligjore. Lloga shpjegoi se hakmarrja ndaj tij për qëndrimin e tij ka qenë mosvotimi i Ligjit për Amnisti në Kuvend.

Për më tepër, ai e kritikoi Taravarin për përpjekjen e tij për të defokusuar opinionin nga dështimi i tij si politikan dhe ministër i Shëndetësisë, duke përdorur akuza të pabaza. Lloga e akuzoi Taravarin si “ministër i vdekjes së fëmijëve,” duke i referuar periudhës kur ai ishte ministër dhe përpjekjeve të tij për të shmangur përgjegjësinë për dështimet në fushën e shëndetësisë.

deklarata e plot e Krenar Lloges:

Me përgjegjësinë më të lartë morale, penale dhe materiale mund të deklaroj se i vetmi individ që ka kërkuar shërbim për Nikolla Gruevskin është Arben Taravar, dhe këtë të paktën në dy raste, gjë që mund ta faktoj.
P.S. Për ndryshimet e Kodit Penal botërisht dihet se unë kam qenë kundër, dhe kjo është e dëshmuar edhe në propozimin e qeverisë, ku nuk figuron aspak emri im. Hakmarrja për mosmbështetjen time ndaj atyre ndryshimeve ishte mosvotimi i Ligjit për Amnisti në Kuvend. Këto qëndrime z. Taravar i ka shprehur edhe vetë disa herë nëpër studio televizive. Tani, duke mos pasur si të arsyetohet për dështimin total si politikan dhe si ministër i shëndetësisë, ose si “ministër i vdekjes së fëmijëve,” përpiqet të defokusojë opinionin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

Qyteti japonez që SHBA-ja e bombardoi 12 orë para se të përfundonte Lufta e Dytë Botërore

Kur lufta ishte drejt fundit, një qytet i vogël japonez u dogj nga një sulm që shumë njerëz e quajnë të panevojshëm. Kumagaya u...

Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë

Shërbimet britanike të sigurisë kanë zbuluar një rrjet të gjerë spiunësh rusë dhe njësi të inteligjencës ushtarake të përfshira në një fushatë disa-vjeçare sulmesh...

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i ka thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin, se përleshjet pas tërheqjes së forcave siriane nga Suwayda në...

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, nderohet me çmim ndërkombëtar

Kapiten Shkëlqim Raci, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke përfunduar me sukses Kursin e Karrierës për Kapiten...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu