Lloga: BE dhe ShBA kundër shpërbërjes së Këshillit Gjyqësor

Është e pasigurt fati i përbërjes aktuale të Këshillit gjyqësor. VMRO-DPMNE nuk lëshon pe në lidhje me idenë për shpërbërjes së plotë të Këshillit, ndërsa ministri i drejtësisë Krenar Lloga pohon se me hapin e tillë nuk pajtohen as BE e as SHBA të cilët me vite të tëra i ndihmojnë reformat në gjyqësor. Lloga edhe paraprakisht reagoi me letër deri te Brukseli dhe Uashingtoni ku shkroi se shpërbërja eventuale e këtij organi do të sjellë përqendrim të fuqisë së tre pushteteve në një parti. Qëndrimin e tij e bazon në rekomandimet e të ashtuquajturit Misioni vlerësues, përkatësisht ekspertëve që BE-ja i dërgoi në vendin tonë që të merren me reformat në Këshillin gjyqësor.

“Na është thënë qartë se në Raportin e Misionit vlerësues duhet të ketë vazhdimësi dhe se institucionet shtetërore nuk mund të përjetojnë trauma ku ju do të keni një përbërje ndërsa të nesërmen do të duhet të vlerësoni gjykatësit”, tha Krenar Lloga.

Ministria e drejtësisë shpërndau një pjesë e ndryshimeve të përgatitura në Ligjin për Këshillin gjyqësor që bazohen në mendimet e ekspertëve të BE-së. Me to propozohet që anëtarët e Këshillit gjyqësor të zgjidhen në Kuvend njëjtë si anëtarët e Komisionit antikorrupsion. Po ashtu, në të ardhmen anëtarët e Këshillit do të zgjidhen me propozim të Odës së avokatëve dhe profesorëve të Fakultetit juridik, ndërsa ndryshohen edhe dispozitat për përvojën e tyre në këtë sferë.

Propozim ndryshime të ligjit për Këshillin Gjyqësor
-Rritja e stazhit të gjykatësve nga 6 në 15 vjet si kusht për anëtarët e Këshillit gjyqësor nga radhët e gjykatësve
-Rritja e përvojës së punës nga 15 në 20 vjet si kusht për anëtarët e Këshillit gjyqësor që zgjidhen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga VMRO-DPMNE nuk i komentuan propozim ndryshimet, megjithatë mandatari Hristijan Mickoski së fundmi tha se shpërbërja e Këshillit gjyqësor do ta përforcojë luftën kundër krimit.

“Na duhet që shtyllat kryesore, d.m.th. prokuroria dhe gjyqësori të lirohen nga gjykatësit dhe prokurorët e partizuar që janë pak në numër. Si do të bëhet kjo? Me shpërbërjen e dy institucioneve-Këshillit të prokurorëve publikë dhe Këshillit gjyqësor. Për të ndodhur kjo, duhet të ndryshohen ligjet adekuate”, tha Mickoksi.

Sipas programit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së, përbërja aktuale e Këshillit gjyqësor e ka humbur kredibilitetin, andaj do të shpërbëhet, ndërsa me ndryshimet ligjore do të përcaktohen kritere më të rrepta për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të cilët do të ishin me propozim të Kuvendit dhe presidentit të shtetit. /TV21/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Presidenti sirian dhe komandantët amerikanë bashkohen për një ndeshje basketbolli!

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe diplomati i tij më i lartë u panë duke luajtur basketboll me komandantët më të lartë ushtarakë amerikanë. Al-Sharaa dhe...

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu