Zyrtarizohet lista e VLEN për Komunën e Çairit: Kandidat Izet Mexhiti, bartës liste po ashtu nga LD

Pas debatit të ndezur për listën e VLEN në Shkup, tashmë ka dalë edhe lista për Komunën e Çairit, një nga bastionet kryesore të shqiptarëve në kryeqytet.

Kandidat për kryetar të Komunës së Çairit do të jetë Izet Mexhiti, lideri i Lëvizjes Demokratike (LD). Po ashtu, edhe bartësi i listës për këshilltarë do të vijë nga radhët e partisë së tij.

Në vijim të listës, në vendin e dytë është përfaqësues i Alternativës, ndërsa vendi i tretë i takon Lëvizjes BESA. Pas tyre, në radhë vjen grupacioni i Arbër Fetait nga Aleanca për Shqiptarët.

Ky renditje shihet si një balancim i brendshëm pas pakënaqësive të aktivistëve të LD-së për listën e Shkupit, ku partia e Mexhitit u rendit vetëm e treta. Në rastin e Çairit, LD ka marrë pozicionet kyçe si kandidaturën për kryetar, ashtu edhe bartësin e listës për këshilltarë.

Çairi është konsideruar tradicionalisht bastion i Izet Mexhitit dhe mbetet një nga betejat më të forta të zgjedhjeve të ardhshme lokale. Me këtë renditje, koalicioni VLEN duket se ka vendosur t’i japë përparësi LD-së, duke lënë pas Alternativën, BESËN dhe grupin e Arbër Fetait në renditjen e kandidatëve për këshilltarë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Oligarku Mendi Qyra blen 💰 gazetarët, portalet, funksionarët – por a mund të blejë 💰 edhe votën e struganëve!?

Vetëm pak ditë para finales së zgjedhjeve lokale, kandidati i VMRO’së, oligarku Mendi Qyra, po e luan kartën e fundit: paranë. Me portofolin hapur...

Zejdi: AKI mbështet kandidatin e VLEN-it në Bërvenicë

Kryetari i Lëvizja Populli, Skender Rexhepi Zejdi në emisonin Debat 21 ka deklaruar se AKI-ja do të mbështesë kandidatin e VLEN-it në Bërvenicë. “Unë them...

Populli po merr fatin në duart e veta për Strugën, Kërçovën, Bërvenicën dhe Dollnenin – larg partive politike.

Në komunat Çashkë, Bërvenicë, Dollnen dhe tani edhe në Kërçovë e Strugë, qytetarët kanë filluar të organizohen vetë, duke mos pasur më besim tek...

Shefki Sadiku: Fluks i madh për biletat- Kërçova po na thërret!

Njëri nga mërgimtarët në Zvicër, Shefki Sadiku, tregon se interesimi për t’u kthyer në Kërçovë është i jashtëzakonshëm. Aeroplanët vetëm sa po shtohen, zemrat rrahin...

Ukrainasit godasin depon e naftës ruse në Luhansk

Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës kanë pretenduar një goditje të suksesshme në objektet e naftës në rajonin e Luhanskut të pushtuar nga Rusia. Në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu