Lirohet nga akuzat për krime lufte, Zlatan Arsiq

Zlatan Arsiq është liruar nga akuza për krime lufte, përcjell Reporteri.net.

Arsit, ish-pjesëtar i forcave policore serbe, që pas luftës ka qenë edhe pjesëtar i Policisë së Kosovës e i cili akuzohej për torturë, trajtim çnjerëzor, dëbim e djegie të shtëpive të shqiptarëve gjatë shkurtit dhe marsit 1999 në Kamenicë, është liruar nga akuzat sot.

Të njëjtit i është ndërprerë edhe paraburgimi.

Punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë futen në grevë, kërkojnë pagë 400 euro
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Arsiq e ka ndalur fillimisht Besim Muhaxherin dhe familjarët e tij me anë të veturës së policisë e më pas në mënyrë çnjerëzore e ka keqtrajtuar viktimën duke e rrahur shufër gome, shkelma dhe grushte duke e shkaktuar lëndime të rënda trupore të cilat e kanë kanosur seriozisht atë me jetë.

Në aktakuzën e ngritur në korrik 2023 thuhet se Arsiq e kishte goditur me shuplakë të dëmtuarin Muhaxheri dhe ia kishte vendosur tytën e automatikut në fyt, duke e kërcënuar me vrasje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ahmeti takon Spiropalin: Marrëveshja e Ohrit mbetet themel i stabilitetit në RMV

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka njoftuar se ka realizuar takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali. “Sot, bashkë me Kryetarin...

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

37 burra janë bllokuar në këtë ‘cikël tragjik’, si pasojë e këmbënguljes së Donald Trump për të rikthyer dhe forcuar dënimin me vdekje në...

36-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku me bashkëpunëtorë bëjnë homazhe të varri i Rugovës

Në 36-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe tek varri i presidentit...

Sot mbahet mbledhje komemorative në nderim të këngëtarit Shemsi Krasniqi – Shemi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se sot, në ora 13:00, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, do të mbahet mbledhja...

Zuli Demiri: Ju premtoj qeverisje transparente dhe komunë të hapur

Kandidati i pavarur i për Komunën e Vrapçishtit i mbështetur nga VLEN-ni, Zuli Demiri në hapjen shtabit komunal së bashku me përfaqësuesit e VLEN...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu