Liridon Disha: Ne nuk kemi luftë me partitë e vogla shqiptare, Lufta jonë është me VMRO-në dhe qarqet nacional-shoveniste

Këshilltari i Bashkimit Demokartik për Integrim në Komunën e Tetovës Liridon Disha, në një postim në profilin e tijë, ka bërë thirje që të gjithë shqiptarët ti bashkohen Frymës së Ali Ahmetit, sepse nuk bëhet fjalë për pushtet por për Kauzë Kombëtare, shkruan Top24.
Disha poashtu ka potencuar se nuk kanë luftë me partitë të vogla shqiptare por me VMRO-në dhe qarqet nacional-shoveniste të cilat janë kërcënim serioz i shtetit tonë.Top24
Postimi plotë:
Të nderuar vëllezër e motra,
Ne nuk ju kemi bërë thirrje për ta përkrahur Bashkimin Demokratik për Integrim, por Frontin Europian në të cilin janë bashkuar krah për krahu, në momente historike, të gjitha partitë politike shqiptare. Ashtu të bashkuar jemi bërë garancë edhe për grupet më të vogla etnike të cilat na janë bashkangjitur në procesin madhor dhe historik, që për herë të parë të jemi ne ata që e krijojmë qeverinë e jo të jemi vetëm partnerë të koalicionit.
Për 20 vjet Bashkimi Demokratik për Integrim ka qenë partner në koalicion, por nuk ka qenë bartës i qeverisë. Sot, me idenë e Liderit tonë Z. Ali Ahmeti ne po përpiqemi të bëhemi faktor, jo për t’u bërë vetëm partner i një partie maqedone, por për t’i marrë të tjerët në koalicion.
Fryma e Ali Ahmetit duhet te ndjehet në çdo shtëpi shqiptare dhe ajo të transmetohet edhe në shtëpitë tjera sepse është e vetmja mënyrë për tu sjellë qytetarëve tanë progres dhe mirëqenie.
Andaj vëllezër e motra, ne nuk ju ftojmë ta votoni BDI-në, por të bashkoheni me ne në këtë kauzë madhore e cila vendin tonë do ta shndërrojë në oazë paqeje dhe atë do ta shpjerë në Unionin Europian. Ska rëndësi nëse je me partitë tjera. E rëndësishme është ta kuptoni se këndej keni vëllezër e motra të cilët ju mirëpresin në çdo kohë për t’i dhënë jehonë idesë gjeniale të Liderit tonë. Ne nuk kemi luftë me partitë e vogla shqiptare. Lufta jonë është me VMRO-në dhe qarqet nacional-shoveniste të cilat janë kërcënim serioz i shtetit tonë.
Nuk bëhet fjalë për pushtet, por për KAUZË KOMBËTARE, andaj ne kemi qenë të gatshëm që pushtetin ta ndajmë me të gjitha partitë tjera dhe njëherit të bëhemi edhe gardianë të etnive tjera, për t’i dhënë jetë kauzës madhore, anëtarësimit në BE.
S’ka rëndësi çfarë partie je, përkrahe idenë e Ali Ahmetit, sepse vetëm ai e din rrugën e drejtë të atdhedashurisë dhe shtetndërtimit.
#Bashkë
#FrontiEuropian
https://www.facebook.com/share/9naEzESkj75GhT8L/?mibextid=WC7FNe

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bajrami: Deputetët e VV-së po kryejnë vepra penale, organet e drejtësisë të veprojnë

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë ndaj deputetëve të LVV-se që tashmë...

Mickoski: Duam të jemi në BE, por jo me çdo kusht

Maqedonia nuk do të bëhet anëtare e BE-së me çdo çmim, tha kryeministri Hristijan Mickoski në një intervistë në televizionin Kanal 5, ku foli...

Ngritet aktakuzë kundër personit që ofendoi dhe kërcënoi Danella Arsovskën

Pas një hetimi të plotë të ngjarjes, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ngriti aktakuzë kundër një personi për veprën penale të Dhunës. “Më 11 korrik,...

ASH Taravari: 2.500 punësime në letër, poste reale vetëm për të afërmit e qeveritarëve të FLEN

Aleanca për Shqiptarët denoncon ashpër hipokrizinë e përfaqësuesve të koalicionit, siç e quajn ata, FLEN, VLEN të cilët çdo ditë e më shumë tregojnë...

Anketat godasin VLEN-in: Krizë besimi dhe përçarje të brendshme

Nga Nafie Selmani Anketat e fundit nuk ishin thjesht matje të opinionit publik – ato ishin një pasqyrë brutale që zhveshi VLEN-in nga çdo iluzion...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu