Lipjan: Dyshohet se një e mitur u dhunua nga një kadet i Policisë së Kosovës

Me 30 qershor një e mitur kishte dal nga shtëpia e saj në fshatin Konjuh i Lipjanit. Meqë nuk kishte kthyer atë ditë, kishte ngjallur shqetësime tek familja, andaj i ati e kishte lajmëruar rastin në polici në stacionin në Lipjan.

“Fsh. Konjuh, Lipjan 30.06.2024-21:15. Një mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”, thuhej në njoftimin e Policisë.

E mitura është gjetur, por që dyshohet se është dhunuar nga një person i moshës madhore. Këtë vepër penale dyshohet ta ketë bërë një kadet i Policisë së Kosovës, i cili tashmë është arrestuar. Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, Arbër Beka, zëdhënës i Inspektoratit të Policisë së Kosovës. Beka ka njoftuar se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për caktimin e masës së ndalimit për 48 orë me dyshimin e kryerjes se veprës penale “Dhunimi”.

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia lidhur me këtë rast. Me të pranuar njoftimin kanë shkuar në Stacionin Policor Lipjan DRP-Prishtinë, dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore për të cilat është njoftuar Prokurori i Shtetit (prokurori kujdestar). Pas prezantimit të të gjeturave të hetimit deri në atë fazë të hetimit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin (kadetin policor), për të cilin Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për caktimin e masës së ndalimit për 48 orë me dyshimin e kryerjes se veprës penale ‘Dhunimi’ nga neni 277 të KPRK-së”, ka thënë Beka.

Si pjesë e procedurës, Beka ka thënë se është njoftuar edhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Policia e Kosovës. Një ekip i mediave të martën ka qëndruar tek shtëpia e të miturës. Prindërit e saj, prapa kamerës i kanë thënë televizionit që vajza nuk është dhunuar dhe është kthyer në shtëpi shëndosh e mirë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kur presioni publik e përmirëson drejtësinë: Nga Haga e sotme te precedentët historikë, pse duhet protestuar?

Shkruan: Besir Bajrami Presioni qytetar dhe mediatik mund ta bëj dallimin mes padrejtësisë dhe drejtësisë, edhe në rastet ndërkombëtare më të ndërlikuara. Historia dhe praktikat...

“Bëni share ose harro vendime!” – mesazhi kërcënues i kunatit të Bekim Salit tregon si trajtohen qytetarët nga njerëzit e pushtetit

Një mesazh i dërguar nga Ermal Fuga, kunati i Bekim Salit, ka ngjallur reagime dhe shqetësim në rrjete sociale. Përmbajtja e mesazhit zbulon një...

Në tregjet botërore çmimi i arit vazhdimisht po arrin rekorde

Çmimi i arit ka arritur në nivele tejet të larta, edhe atë mbi 4,000 dollarë për ons. Që nga viti i kaluar, çmimi i...

Votat e diasporës ndryshojnë renditjen në Mitrovicë, Peci del i pari

Ka përfunduar numërimi i votave me postë për kandidatët për kryetar të Mitrovicës së Jugut në Qendrën e Numërimit të Rezultateve. Faton Peci nga Vetëvendosje...

Albi Qamili thyen heshtjen zgjedhore, KSHZ të reagojë!

Bartësi i listës për Tetovë nga VLEN, Albi Qamili, ka thyer heshtjen zgjedhore duke postuar një videomaterial sot rreth orës 15:20. Në videon e postuar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu