Limaj: LVV-ja s’ka shumicë për qeveri, as me votat e Nismës

Ai potencoi se partitë politike në Kosovë aktualisht po bëjnë kalkulime të ngushta partiake, duke lënë mënjanë interesin kombëtar

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje – si partia e cila doli e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit – nuk ka shumicë për qeveri, edhe nëse kalkulohen tri votat e Nismës Socialdemokrate.

Sipas tij ngërçi politik disa mujor po ndodh pikërisht për këtë arsye.

Duke komentuar qëndrimin e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, se LVV-ja ka vota për qeveri, por jo edhe për kryekuvendar, Limaj potencoi se ai parti që ka shumicën për qeveri e ka shumicën edhe për Kuvend.

“Duhet marrëveshje politike, e cila nuk është arritur ende”, tha ai në një intervistë për RTV Dukagjini.

Ai potencoi se partitë politike në Kosovë aktualisht po bëjnë kalkulime të ngushta partiake, duke lënë mënjanë interesin kombëtar.

“Mos me pas institucione për një votë më shumë, se ‘nëse bëhemi ne bashkë humbasin dy deputetë, e nëse nuk bëhemi bashkë, fitojmë dy deputetë’, shihe për çfarë po kalkulohet, sa e ngushtë është perspektiva”, kritikoi ai.

I pyetur për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, Limaj tha se nëse deputetët nuk arrijnë të zgjedhin kryeparlamentarin brenda afatit 30 ditor, duhet të krijohet mundësi për të tjerët që të propozojnë kandidatë dhe, nëse edhe pas 60 ditësh nuk ka rezultate, 120 deputetët aktual duhet të de-certifikohen.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu